Zyra e shtypit të kryeministrisë ka zbardhur vendimet e - TopicsExpress



          

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka zbardhur vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë. Kështu mësohet se Qeveria vendos blerjen e pullave fiskale për barnat, krijimin e një zone doganore në Vorë. “Qeveria vendos lejimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik me objekt “Blerje pullash kontrolli me element sigurie për barnat dhe aksesorë për shtypjen e tyre”, me fond limit 8 400 000 (tetë milionë e katërqind mijë) lekë”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. Vendimi tjetër i qeverisë ishte krijimi i zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë-Muçaj), në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. “Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 71 654 m², sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, ndërsa ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 15:50:41 +0000

Trending Topics



br>
Dear Lord, Thank you for another day. Give me the strength through
DALAM RANGKA MENYAMBUT BULAN SUCI RAMADHAN virgo-shop elektronika
** WANTED! Real Estate Agents. Our Porjects: Cavite
Good morning! While you all were sleeping, we were experiencing

© 2015