... ajo ditë ngjante në dhimbjen që mbante në shpirt, ishte e - TopicsExpress



          

... ajo ditë ngjante në dhimbjen që mbante në shpirt, ishte e rënduar, me ngjyra të errëta, qielli ngjyre gri dukej si pllakë hekuri që kishte mbërthyer qytetin nga të gjitha anët... mu ashtu edhe dhimbja kishte mbërthyer zemrën e tij. U ndal në një skaj të rrugës, tashmë nuk kishte asnjë kalimtar, shum kujtime kaluan nëpër memorien e tij... buzëqeshja e saj, pafajësia e saj... mbylli sytë, e kujtonte me shpirt, dëshironte ta ndjente. Një erë e lehtë frynte, hapi sytë, ajo po ecte në anën e kundërt të rrugës gjethet e zverdhura që binin nga era në këtë kohë vjeshte i përplaseshin në fytyrë , i jepnin një pamje mahnitëse por fytyra e saj ishte e trishtuar. Ju afrua, ajo tentoi të largohej, e ndaloi ... Dëgjova se po martohesh... me dëshirën tënde!! fjalët i ngecën në fyt... Urime, ja zgjati dorën, ajo nuk lëvizte, nuk fliste vetëm shikonte, e qfarë ti thoshte?!! Para vetes kishte personin që dashuronte , si thoshte që po e martonin për fajin e tij, por ai e dinte... E ndjente veten fajtor donte ta ndalonte... Nuk mundesh, i tha. Nuk mund të jesh me dikë tjetër, me dikë si ai, ti nuk mund ta bësh këtë !!!!! Kush je ti të më thuash qfar mundem dhe nuk mundem të bëj??Kush je ti të më ndalosh diqka ?? i thonte këto fjalë mes lotëve që i rrjedhnin pa ndalur. Pyete zemrën tënde se kush jam??? Dhe nëse aty nuk gjen përgjigje atëher mund të bësh qfarë të duash. Qëndronin para njëri-tjetrit të ngurtë me lot në sy... Me plot probleme, me dy familje që kishin një histori të gjatë gjakmarrësie, të cilat i lanë prapa krahëve në një moment pëqafimi të pafajshëm... Vallë qdo të ndodhte me këtë dashuri ??? Athua ësht e vërtet ||Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie||
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 19:08:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015