alimi i Gareth Bale te Real Madridi duket të jetë vetëm - TopicsExpress



          

alimi i Gareth Bale te Real Madridi duket të jetë vetëm çështje ditësh, edhe pse drejtues të Tottenhamit refuzojnë të pranojnë se do ta humbin yllin e tyre. Oferta rekorde prej mbi 115 milionë eurosh është e parefuzueshme thuajse për cilindo futbollist. Një çështje e ngritur nga ekspertët e futbollit është pozita në të cilën do të luajë uellsiani. Është e qartë se ideja e Florentino Perezit është që në një skuadër të ketë dyshen Bale-Cristiano Ronaldo, e cila është e frikshme për çfarëdo kundërshtari. 24-vjeçari e ka filluar karrierën te Spursat si mbrojtës i krahut të majtë, por me kalimin e viteve ka ecur përpara në rolin e anësorit të majtë. Kjo pozitë te Los Blancos i takon të pazëvendësueshmit CR7. Ka të tillë që thonë se Bale mund të angazhohet si mbrojtës i majtë e që në fakt mund të shkojë përpara, kur kihen parasysh shembujt e mbrojtësve të krahut, si Marcelo (Real Madrid) dhe Dani Alves (Barcelona) që i bashkohen sulmit gjatë rrjedhës së aksionit. Mirëpo, Perez nuk do të paguajë mbi 115 milionë euro për një mbrojtës krahu, ai dëshiron një futbollist ofensiv. Është e kuptueshme se fjala e fundit do t’i takojë trajnerit Carlo Ancelotti, i cili do të mund të luajë me sistemet 4-3-3, 4-2-3-1 ose 4-3-2-1. Ish-presidenti i Mbretërve, Ramon Calderon, ditë më parë deklaroi se Florentino ka frikë se Ronaldo nuk do ta vazhdojë kontratën, prandaj po e blen uellsianin si zëvendësues në rast se e humb portugezin. Megjithatë, mediat thonë se presidenti i Realit e dëshiron një formacion startues me dyshen CR7-Bale. Futbollisti 24-vjeçar ka qenë i suksesshëm në të gjitha pozitat ku ka luajtur te Tottenhami, prandaj mundësia më e mirë është që ai të luajë si anësor i djathtë, ndërsa Ronaldo në pozitën e tij si anësor i majtë, edhe pse Ancelotti e ka provuar këtë të fundit edhe në rolin e sulmuesit kryesor. Në rast se Bale angazhohet në anën e djathtë, kjo do të thotë se Mesut Oezil dhe Angel Di Maria do të qëndrojnë në bankën rezervë. Qendërsulmuesi kryesor pritet të jetë Karim Benzema, prapa të cilit do të qëndrojë Isco (apo Kaka në rast se arrin ta rikthejë formën e tij të shumëpritur). Të mbështetur nga Xabi Alonso e Luka Modric në qendër të mesfushës, faza ofensive e Real Madridit do të jetë shumë e frikshme. /Telegrafi/ adm m.d
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 10:04:34 +0000

Trending Topics



t:30px;"> I really didnt want to believe it. I was even holding off on
Chess Tournament WA State Qualifying Tournament An Inland Chess
PennDOT will team up with the Clearfield Borough Police Department

Recently Viewed Topics




© 2015