fragment Po flisnim rreth referendumit që një revistë e - TopicsExpress



          

fragment Po flisnim rreth referendumit që një revistë e Pragës kishte shpallur ato ditë. Pyetja e parë kërkonte nga publiku nëse ndjehej atmosfera për një art të ri? Unë vërejta: “A nuk është për tu çuditur me këtë pyetje? Arti herët ose vonë, o është art ose është pleh. Këto më duket sikur duan të fshihen pas maskës së izmave e manierave të ndryshme.” Kafka nuk ishte krejt dakord me mua: ” Theksimi që bën pyetja nuk nuk peshon dhe aq shumë mbi fjalën art, se sa mbi cilësorin e ksaj fjale: i ri. Më duket, se në fund të fundit, hidhen dyshime në atë se eksiston një rini me vlera artistike. Dhe në fakt, sot për sot, është e vështirë të imagjinosh një rini të lirë, të gjallë e aktive. Ngjarjet e tmerrshme të këtyre viteve kanë përmbytur çdo gjë. Konceptet papastërti e rini, përjashtojnë njera tjetrën në mënyrë ekstreme. Unë pyes: ku është rinia e njerzve të sotshëm? Pisllëku u është bërë njerzve sot shumë i afërt, gati familjar. Njerzit njohin pushtetin e fëlliqsisë, ndërsa kanë harruar pushtetin e rinisë. Kështu arrijnë të venë në dyshim, deri dhe moshën e rinisë si koncept. Por a mund të bëhet art pa dalldinë që të jep siguria e kësaj moshe? “ Kafka ndërkohë lëshoi krahët të binin, sikur ti ishin paralizuar. “ Rinia është e dobët. Presioni mbi të shumë i fortë. Të rrish gjithmonë në mbrojtje, ta braktisësh vehten në kraht e kohë më parë… në krahët e traditës, rrezik bëhesh pre e përpëlitjeve të përjetëshme. Gjuha e artistëve të rinj, më shumë fsheh se sa tregon. ” Unë i tregova Kafkës se artistët e rinj me të cilët isha takuar në shtëpinë e Lidia Holcnerit, ishin me moshë mbi të dyzetat. “ S’ ka asgjë të keqe këtu ” tha Kafka. „ Shumë njerëz e jetojnë rininë e tyre dhe e shprehin atë duke luajtur kukafshehtazi. Nqs më kuptoni, nuk arrijnë ta derdhin rininë e tyre rrugëve e shesheve. Jo, jo, e kanë më të lehtë të shkojnë në kinema e të shohin filma me aventura. Gjithçka këtu. Kinemaja me gjysmëterrin e saj, shërben si llampë magjike për tu kujtuar atyre rininë që nuk kanë mundur ta jetojnë ne kohën e duhur. “ shkeputur nga libri Bisedat e mia me Kafken perkthyer nga petrit sulaj
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 15:02:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015