kohë më parë, në qytetin Niigata të provincës Ehizen, - TopicsExpress



          

kohë më parë, në qytetin Niigata të provincës Ehizen, jetonte një djalë që e kishte emrin Nagao Cosei. Meqënëse i ati ishte mjek dhe i biri vendosi të ndiqte të njëjtin profesion. Qysh në djep, prindërit i kishin lidhur fatin me një vajzë që quhej O-Tei, të bijën e një shoku të të atit. Të dyja familjet kishin rënë dakord që dasma të bëhej pas përfundimit të studimeve të Nagaos. Mirëpo shëndeti i O-Tei nuk shkonte mirë, dhe në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare ajo u prekë nga një sëmundje e rëndë. Kur e kuptoi se do vdiste, kërkoi që t’i sillnin pranë saj Nagaon, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ndërsa ai ishte gjunjëzuar afër shtratit të saj, ajo i tha: - “Nagao, i fejuari im, prindërit tanë na kanë lidhur fatin qysh në vegjëli, dhe në fund të këtij viti do të martoheshim. Tani unë po vdes. Zotat e dinë se cila është më e mira për ne. Dhe sikur të jetoja disa vite akoma, vetëm trishtim dhe dhembje do shkaktoja tek të tjerët. Me këtë trup të pafuqishëm, nuk do të isha bashkëshorte e mirë. Kështu, akoma dhe dëshira të jetoj për hir të tyre do të ishte shumë egoiste nga ana ime. E di që do të vdes, por para se të ndodh kjo, dua të më premtosh se nuk do mbash zi për mua… Kam përshtypjen se do të takohemi përsëri”. - “Sigurisht që do takohemi përsëri” , u përgjigj Nagao “Dhe atje ku do takohemi, në Vendin e Pastër, nuk do të ekzistojë dhembja e lamtumirës”. - “Jo!” tha ngadalë O-Tei “Nuk e kisha fjalën për në Vendin e Pastër. Mendoj se është e shkruar të takohemi sërish në këtë botë, pavarësisht se do më varrosin nesër”. Nagao e vështroi i habitur dhe pa se ajo buzëqeshi me habinë e tij. O-Tei vazhdoi të fliste më zërin e saj të lodhur: - “Po, në këtë botë, në jetën tënde të tanishme, Nagao. Sigurisht nëse do duash edhe ti. Por që të ndodhë kjo, duhet të lind e rritem përsëri nga e para. Do të marrë shumë kohë, i fejuari im, tani ti je vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç”. Duke dashur ta qetësonte në çastet e fundit që i mbeteshin, Nagao iu përgjigj me dashuri: - “Që të pres për ty e dashur, nuk është vetëm detyrë por dhe gëzim. Jemi pajtuar që t’i përkasim njëri-tjetrit për shtatë jetë”. - “Por dyshon, apo jo?”, e pyeti O-Tei duke e vështruar në frozza
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 10:40:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015