o t’i shihte me përçmim, tashmë ata kishin lirinë e - TopicsExpress



          

o t’i shihte me përçmim, tashmë ata kishin lirinë e shumëpritur prej vitesh. Disa shpreheshin për këtë muaj “na çeli sytë e zemrës së errësuar për gjysmë shekulli”, disa të tjerë thonin “na përtërin imanin e zbehur prej vitesh”. Dalëngadalë filloi të ringjallet ajo traditë e bukur që ka qenë aq e përhapur ndër familjet tona; kurrë nuk mendohej që iftari të kalohej vetëm me familjen, sepse ishte nderim i veçantë që për Ramazan, kryefamiljari, ose pjesëtarë të tjerë të familjes, të ishin të ftuar për iftar tek komshinjtë, tek miqtë e farefisi, madje kaq rëndësi i jepej këtij zakoni, saqë burrat e rezervonin ditën që do të ishin të ftuar tek njëri-tjetri.[1] Gjatë këtyre viteve, në shumë qytete tona, Komuniteti Mysliman, shoqata e njerëz bamirës shtrojnë iftare kolektive ose përgatisin pako me ushqime, me qëllim që të gjithë ta gëzojnë këtë muaj. Edhe nëpër fshatra vazhdon tradita e bukur e thirrjes dhe pritjes së mysafirëve për iftar gjatë gjithë muajit. Në vazhdim të traditës, qysh në ditët e para të këtij muaji, myslimanët shkojnë pas teravive tek njëri-tjetri për vizitë. Pas namazit të teravisë bashkohen në grupe për të kaluar një pjesë të kohës, madje edhe për të qëndruar deri në kohën e syfyrit, duke biseduar çështje feje e morali, apo duke kënduar Kuran. Edhe dora e ndihmës shtrihej shumë në këtë muaj duke i ndihmuar me furnizim të ngratët, jetimët, të varfrit, skamnorët dhe ata pa përkrahje, duke mbretëruar ndj
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 11:47:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015