po me pyeste nje shoqja ime, eshte pyetje qe e bejne shpesh - TopicsExpress



          

po me pyeste nje shoqja ime, eshte pyetje qe e bejne shpesh njerezit kohet e fundit:- He, te hoqën nga puna? ose A të hoqën nga puna? e di si u them: Falenderoj ish ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, ish ministrin Aldo Bumci, ish ministrin Visar Zhiti; që të tre të zgjedhur nga PD që bënë të pamundurën që unë dhe te tjere si une, të mos e merrnin statusin e nëpunësit civil për disa vjet punë në ministrinë e Kulturës. Dikush mund të thotë, s’e ke merituar, profesionalisht statusin e nëpunësit civil. Për ish ministrin e Xhaferaj isha më shumë se ç’duhej inteligjente nga çmaste inteligjenca e tij; dhe ... nuk isha nga Durrësi; për ish ministrin Bumçi isha më e djathtë nga vetë ai, për ish ministrin Zhiti nuk isha profesionalisht bindëse dhe nuk kisha mbrojtjen e klanit të botuesve. Ndërsa për të tashmit, nuk jam asgjë. Nuk është ndonjë gjë e madhe po ndodhi, më bëri të kuptoj se si rëndom ndodh nëpër beteja ushtarësh të mjerë e të braktisur, janë pikërisht këta të fundit që e mbajnë lart moralin dhe shpresojnë për fitoren, qoftë edhe duke ngulur një flamur mbi trupin e tyre të copëtuar, ndërsa gjeneralët shkruajnë historinë. E tani, enden lart e poshtë e tundin medaljen e strategëve të Partisë Demokratike, duke u rrekur të ndërtojnë strategji me një ushtri të cilën e çuan me vetëdije të plotë drejt shkatërrimit. Por as imagjinatën nuk e kanë vlerë të gradës që mbajnë ende. Ushtria tjetër fituese, thjesht, bën një akt formal, nuk na le pa varrosur... Doni të dini pse nuk më intereson statusi i vendit kandidat në BE i vendit tim? Se më kujton statusin e pështirë të nëpunësit civil, me të cilin u tallën kaq shumë bashkëkohësit e mi me mua. Shqipëria më kujton veten time, ajo ka rriskun të vlerësohet nga antarë të BE që janë poshtë nivelit të vetëdijes kombëtare të Shqipërisë....
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 11:03:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015