rethimi vazhdon zgidhja vetem zbatimi i ligjit dhe ndeshkimi i - TopicsExpress



          

rethimi vazhdon zgidhja vetem zbatimi i ligjit dhe ndeshkimi i ligjethyeries pergjigje e pa mare nga miku im,, z kryeminister berisha ___/___/2012 DREJTUAR: KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA KËRKESË PËR NDIHMËN NË ZBATIM TË KUSHTETUTËS SË VENDIT TIM Familja Nishani (e ministrit Bujar Nishani) që në vitin 1994 hap gjyq për njohjen dhe kthimin e pronës së tyre. Me vendimin 343 të Marsit 1994 Gjykata ju njeh atyre 1535 m2 dhe në vitin 1996 K.K.K. Pronave me vendim 141/1 të Korrikut 1996 ju kthen atyre 1100 m2 dhe ju kompenson 435 m2. Me vendimin e Gjykatës thuhet shprehimisht që nga ana lindore kufizohet me ish punishten e Embëlsirave. Në vitin 1997 ne, unë dhe babai im si dy kurora të ndara, familje të pastreha banonim në një shtëpi që iu kthye ish pronari, zumë për banim punishten e ëmbëlsirave e ndërtuar që nga themelet nga shteti por që ishte gati për t’u rënuar. Investuam një sasi të madhe lekësh. Këto investime na u njohën nga Gjykata e Apelit me vendimin nr. 296 datë 3.11.1998. Më 4.12.1998 ne kërkuam investimet e kryera ku doli edhe urdhëri I ekzekutimit nr 114 datë 4.12.1998. Në vendim thuhet shprehimisht që ne nuk mund të lërojmë objektin pa na u kthyer lekët nga Bashkia. Në vitin 2002 Familja Nishani ipotekon pronën simbas Vendimit 141/1 të K.K.K.Pronave.Por në vitin 2010 në tetor e riipotekon pronën sërish duke shkelur ligjin. Asnjë document I ri nuk paraqitet (por dhe të paraqitej do të ipotekohej ai document dhe kjo me vendim gjykate ose me Vendim të K.K.K. pronave. Çuditërisht në këtë ipotekim nga inxhinieri Kristaq Rebi (inxhinier në ipotekë) shtohet një kufitar prona 10/4 gjë që I jep familjes Nishani padrejtësisht 160 m2. Ne denoncuam në prokurori dhe prokuroria e mbyll hetimin duke thënë se është e vërtetë që është shtuar një kufitar por prona është aty dhe inxhinieri e ka bërë për të saktësuar vendimin e gjykatës. Një inxhinier saktëson vendimin e formës së prerë të gjykatës gjë e cila bëhet nga një gjykatë më supreme. Një prokuror që pranon faktin dhe e anashkalon. Dhe kjo sepse në atë kohë Bujar Nishani ishte ministër I Drejtësisë dhe vëllai I tij prokuror. Familja Nishani na padit ne për lirim dhe dorëzim trualli gjyq ky që u zhvillua nga gjyqtarja Çibuku. Ne kërkuam që të paraqitnim në gjyq vendimin 343 I vitit 1994 me gen planin original gjë që nuk u paraqit bile në dosjen e këtij vendimi gen planet janë fotokopje dhe jo origjinalet gjë që tregon se këto gne plane janë hequr. Në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk ka gen plan original (të ngjyrosur) por fotokopje dhe ajo që është më e çutitshmja janë, pjesa më e madhe, me vulë të ipotekës 0001077. Në ipotekë Vendimi I gjykatës dhe I Komisionit të K.K. Pronave janë fotokopje. Kur ne kërkuam të nxirrej harta e vitit 1937 që është në dosjen e vendimit 343 të vitit 1994 ku e kanë paraqitur vetë gjyqtaria na e kërkoi ta paraqitnim ne, gjë që e realizuam. Por ajo as që u përdor sepse delte në pah përvetësimi ministrit Nishani. Familja Nishani hap një gjyq tjetër për të saktësuar vendimin 141/1 të K.K.K. Pronave të vitit 1996 dhe Elton Dhimitri gjyqtar pranon padijen kur Agjensia e K.K.Pronave nuk është në Gjirokastër, por në Tiranë. Gjithashtu zhvillohet gjyq për kthim pronësie (sepse I japin të drejtën e parableries) me një gjyqtar dhe jo me tre kur është e detyrueshme që të jenë tre gjyqtarë. Çuditërisht gjyqtari “haron” parashuarjen mbasi kanë kaluar 10 vjet. Me vendimin 1018 gjyqtarja Blerta Çibuku I jep të drejtë familjes Nishani gjë që ne e kundërshtuam në Gjykatën e Apelit jo vetëm nuk na thirri por njoftimin e vuri një ditë pas zhvillimit të gjyqit gjë që ne nuk e morëm vesh dhe gjyqi u zhvillua në mungesë. E bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Për habi Brenda dy muajve u kalua në atë gjykatë kur ka gjyqe tre e katër vjeçarë pa u zhvilluar. Natyrisht është ministry dhe prokurori. Eksperti në vendimin 1018 Hasan Bushi s’ka bërë aspak akt-ekspertizë bile në këtë ekspertizë thotë që ne kemi zënë 524 m2 dhe në konkluzionin e kësaj ekspertize kur bën të ashtuquajturin argumentim thotë se ne I kemi zënë 324 m2. Në asnjë vendim nuk zihet në gojë vendimi 296 I formës së prerë I vitit 1998 kur ne duhet të na kthehen 8.4 milion leekë si dhe fitimi I humbur (që përllogaritet me përqindjet bankare për çdo vit). Ai që zihet në gojë që ne jemi dy familje që kemi 15 vjet që posedojmë objektin për banim pa të drejtën e kalimit. Aq e vërtetë është kjo sa që përmbarimi Z. Bujar Shehu Kryetar I Zyrës erdhi për zbatimin e vendimit 1018 pa zbatuar urdhër ekzekutimin 296 të formës së prerë. Ky përmbarues nuk u shqetësua aspak për të drejtën e kalimit të familjeve tona por I shoqëruar nga 60-70 policë të veshur dhe civilë për vijëzimin e këtij vendimi që është unikal për nga shkeljet ligjore. Një vendim, padrejtësi në emër të drejtësisë atij që nuk I takon duke shtuar një kufitar dhe dokumentat që duhet të ishin origjinale janë fotokopje) të një ministry e të një prokurori. Eja shikoni si e kanë rrethuar shtëpinë me mure dhe me tela me gjemba ku jetojmë ne. asnjë fashist s’ka kryer krime të tilla, ata ose kanë pushkatuar ose kanë burgosur dhe nuk I kanë mbyllur në shtëpi pa asnjë mundësi kalimi. Si I haruan gjykatat e përmbarimi ligjin për të drejtën e kalimit, si I haruan gjykatat dhe përmbarimi sipërfaqen funksionale për aq kohë që ne jemi posedues të shtëpisë ku ne banojmë. Përmbaruesi për këtë akt të pashëmbëllt për moszbatimin e ligjit u shpërblye 15 ditë më vonë, mori licensën dhe kaloi në përmbarues privat. Do të jeni dëshmitarë kur edhe gjyqtarët pjestarë të kësaj maskarade “drejtësie” do të shpërblehen. Avokatët në Gjirokastër ishin aq tëtrembur sa që nuk pranoi asnjë të merte në mbrojtje ne sepse siç u shprehën veç e veç e veç te kushdo që vamë se kemi frikë se nuk na japin license. Kishin të drejtë? Kishin. Nuk përballlohet një ministër dhe një prokuror që shkelin ligjet paturpësisht dhe deklarojnë nëpër televizione se janë të drejtë e punojnë për demokratizimin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kur ne shkuam në polici për të denoncuar aktin vandal të familjes Nishani dhe përbën një bazë për vetëgjyqësi policia nuk pranoi denoncim sepse ishte interesi I ministrit të tyre Nishani. Në zonën muzeale të Gjirokastrës nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi qofshin mure rrethues apo të tjera pa lejën e Bashkisë dhe të monumenteve të kulturës. Si u lejua kjo? Ajo ka një emër dhe emri është ministër Nishani dhe vëllai I tij Prokuror Nishani. Me respekt Marenglen Koçiu Kryetar LZHK Qark Gjirokastër, Drejtor e i gazetës Udhët e Kombit, përfaqësues i shtetit izraelit për qarkun e Gjirokastrës Pergjigje e munguar,president ,kryeminister , ,,,,,,,,,,,,,, cudi qe deputeti ruli ishte shume i angazhuar ne shkaterimine familjes kociu ora e zotit dhe e drejtesise nuk shteron kure besonj te zoti e punoj deri ne finale ,heshtja e shtetit shqiptar ,rethuan nje familje intelektuale , por zoti me marte hak se ligji nuk funksionoi drejtesia besoj se do funksionoje sot.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 04:31:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015