shkëve të Sharrit, Jehon zëri i Adem Jasharit, Kush është - TopicsExpress



          

shkëve të Sharrit, Jehon zëri i Adem Jasharit, Kush është trim e kush është djalë, Sot atëdheut zot me i dalë, Syrin kokërr, shqipe mali, Gjoksin bjeshkë, kësulën mbi sy, Tubon trimat, thërret kushtrimin, Besa-besë, sot për liri! Për gjaksorin, mëshirë mos tkemi, Mos tkorisim fis e farë, Kush është trim e kush është djalë, Sot atdheut zot me i dalë. Mos më thoni.... Mos më thoni se vdiq, Mos më thoni se nuk është më, I miri e i bukuri i nënës, Është në zemër tashmë. Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat Nëna e di, në kraharor çelën bozhuret e gjakut, si lulëkuqet në dëborë. Mos më thoni se svjen më, Do e pres te pragu i derës, E ai do tvij si gjithnjë, Sikur flladi i pranverës. Do tvij si agimi ditës, Zemra e nënës do tvij, I ndritshëm si rrezja e diellit, Magjeps si hyjni. Mos më thoni se jam e vetme, Se kam mbetur fillikat, Ai do të vij me shokë netëve, Pushkën do e var mbi shtrat Mos më thoni se vdiq im bir, Ai ka rën, por nuk ka vdekur Në udhën e lirisë për ku ishte nisur, Duhej derdh gjak për të arritur Secili prej tyre kishte mall për atëdhe, Por mbi të gjitha një dëshirë Ta zhdukin errësirën e rëndë, Që Kosova tjetojë e pamvarur dhe e lirë Mos më thoni, asgjë mos më thoni, Ai do të vij rishtas si agu i ditës, Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 17:12:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015