Çfar duhet të di rreth procedurës trashëgimore ? Pas vdekjes - TopicsExpress



          

Çfar duhet të di rreth procedurës trashëgimore ? Pas vdekjes së personit procedura trashëgimore hapet. Gjykata është organi kompetent për të kryer procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë së trashëgimlënsit dhe për të vendosur për të drejtat e trashëgimisë. Dokumentacionet të cllat nevoiten për shqyrtimin e trashëgimisë janë : 1. Çertifikata e vdekjes ( është shumë e rëndësishme për procedurën e trashëgimisë pasi që përmban të dhëna për personin e vdekur dhe për kohën e vdekjes ; 2. Çertifikata e martesës ; 3. Çertifikata e lindjes ( për të gjithë trashëgimtarët ligjor ) ; 4. Çertifikata pronësore ( që nxirret në Zyrën e Kadastrit në Komunën, e cila evidentohet në emër të trashëgimlënsit ); 5. Dokumentat që deshmojnë se trashëgimlënsi ka lënë pasuri te luajtshtshme për shembull : Librezën e automjetit , Kartelen e bankës ( nëse ka lënë të holla në gjirollogarinë e tij , etj ) ; 6. Autorzim me deklaratë trashëgimore ( nëse ndonjëri prej tashëgimtarëve ligjor nuk mundet të jetë prezent gjatë shqyrtimit të trashëgimisë ) ; 7. Aktvdekja ( që nxirret në Zyrën e Ofiqarisë në Komunë, në bazë të kërkesës së ndonjërit prej trashëgimtarëve ligjor të trashëgimlënsit , e cila përmbanë të dhëna për trashëgimtarët ligjor dhe pasurinë e lënë të trashëgimlënsit ) si dhe 8. Propozimi për shqyrtimin e trashëgimisë ( të cilit duhen të i bashkangjiten të gjitha dokumentat e shënuara më sipër ). Është shumë e rëndësishme që procedura e trashëgimisë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të shmanget bartja e pronës dhe ashtu që trashëgimtarët të gëzojnë pronën dhe përfitimet e saj.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 14:42:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015