Çka nënkuptohet me ISLAM TRADICIONAL ? Islami si fe hyjnore - TopicsExpress



          

Çka nënkuptohet me ISLAM TRADICIONAL ? Islami si fe hyjnore është një, e cila bazë të saj ka dy burime themelore Kur`anin dhe Sunetin, që nënkupton thëniet dhe praktikën jetësore të Muhammedit a.s. Këto dy burime ndryshe janë dy nga fondamentet qenësore të Islamit, kurse burimet tjera si; analiza, studime, krahasime, interpretime, transmetime, e mendime të dijetarëve, janë të dhëna dhe shpjegime shtesë, të cilat mund të jenë të qëlluara dhe jo të qëlluara. Në shkencën Islame, vetëm dy burimet e lartpërmendura konsiderohen bazë e pa kontestueshme. Ndërsa, në historinë islame janë të njohura 4 shkolla juridike kryesore sunnite, si themeluese të drejtimeve interpretuese të fesë islame. Njëri nga themeluesit e këtyre shkollave, të cilës edhe ne i takojmë sot është En-nu`man Ibn Thabit, i njohur me emrin Ebu Hanife, i lindur në vitin 700, në Kufe – Irak, rreth 65 vite pas vdekjes së Muhammedi a.s. Mësimet, qasja dhe forma e interpretimit të kësaj shkolle juridike fetare është përhapur edhe në mesin tonë përmes Perandorisë osmane, dhe që nga ajo kohë, besimtarët e besimit islam shqiptarë kanë qenë praktikues të kësaj shkolle interpretuese të fesë islame. Vazhdimësia e jonë me këtë qasje dhe këtë forme të mësimeve islame nga e kaluara e jonë trashëguese, nënkupton termin Islam Tradicional, që si duket disa akoma nuk e kanë shumë të qartë. Islami tradicional tek ne është një vijë e mesme e praktikumit të fesë, as radikale e as ekstreme, por ofruese dhe integruese me ithtarët e vet dhe jo kërcënuese ndaj pjesëtarëve të besimeve të tjera, e cila për bazë krahas dy burimeve qenësore të Islamit, ka edhe arsyen por edhe traditën e një rrethi të caktuar të një shoqërie - urfin. Kjo pra është vija tradicionale interpretuese e fesë islame mesin tonë mbi 600 vite me radhë, e cila asnjëherë nuk ka shkaktuar përçarje fetare në mesin e kombit tonë, por gjithmonë është treguar dhe konfirmuar si qasje e drejtë ndaj fesë, unifkuese, liberale dhe ofruese dhe jo përjashtuese ndaj askujt, e cila i pranon edhe pjesëtarët e besimeve tjera si pjesë të shoqërisë me të drejta të barabarta, të shprehjes së lirë të fesë dhe të bindjes. Islami ynë interpretues tradicional, nuk nënkupton censurimin e mendimeve të tjerëve, mirëpo ai përjashton çdo fraksion, çdo sekt, apo çdo orientim fetar i cili në emër të islamit, krahas dy burimeve kryesore të lartpërmendura, përdorë frikën, kërcënimin shantazhimin, imponimin apo edhe vrasjen e njerëzve, të cilët nuk mendojnë dhe nuk besojnë si ata ! Prishtinë, 26.09.2013
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 21:04:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015