10 Qershor 2013 Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Shoqata - TopicsExpress



          

10 Qershor 2013 Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor – ADCT organizojnë Ditën e Hene dt. 10 Qershor 2013, Ora 20.00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës aktivitetin kulturor; “Legjenda e Rozafës – në skenë për të përjetësuar vlerat” Nën kujdesin e Ambasadorit të Italisë në Kosovë SH.T. Micheal Louis Giffoni, ky aktivitet vjen në formën e një shfaqje teatrale kushtuar Legjendës së Rozafës, dhe synon rijetëzimin e vlerave unikale të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare si dhe prezantimin e tyre tek një publik i gjerë. Një përformancë artistike e sjellë mjeshtërisht dhe në një formë ndryshe nga Aion Teater, do të risjell në vëmendjen tonë një nga legjendat më të lashta që lidhet me ekzistencën dhe hershmërinë e kombit shqiptar. Legjenda e Rozafës, dhe e ajo shumë nënave në shekuj, vjen në skenë për të shpalosur atë vlerë njerëzore që historia i ka atribuar gjithmonë femrës - sakrificën shpirtërore dhe fizike për t’i dhënë jetë jetës. Aion Teater është një trupë teatrale që vjen nga Roma-Itali dhe përbëhet nga një grup artistësh shqiptaro-italian, të edukuar në akademitë e Arteve të Bukura të Romës dhe Parisit, të cilët lëvrojnë gjini të reja të artit skenik, ku harmonia e fjalës, muzikës dhe kërcimit krijojnë emocione befasuese për publikun. Për më shumë informacion mbi trupën teatrale referojuni dhe aionteater . “Legjenda e Rozafës – në skenë për të përjetësuar vlerat” është një projekt i ndërmarrë nga Shoqata për Zhvillimin e Turizmit Kulturor (ADCT) që nga viti 2012. Legjenda e murimit, si pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, dhe në sinergji të pashmangshme me Kalatë Shqiptare por dhe ato ballkanike, ka tërhequr vëmendjen e audiencës shqiptare dhe të huaj duke i dhënë këtij projekti tashmë një shtrirje rajonale në disa vende të Ballkanit, dhe shumë shpejt dhe në Europë. Ju mirëpresim Ditën e Hene dt. 10 Qershor 2013, Ora 20.00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 08:11:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015