120 - E Djelë, 8 Shtator 2013 Bija Ime e dashur, është koha - TopicsExpress



          

120 - E Djelë, 8 Shtator 2013 Bija Ime e dashur, është koha që Grupet e Fushatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë. Këto Lutje janë dhënë prej Fuqisë së Zotit dhe mbrekulli të mëdha janë të shoqëruara me ato. Këto Lutje do të përhapin konvertim, do të japin shërim fizik dhe do të dobësojnë efektin e luftës, urisë dhe varfërisë. Sot Unë ju dhuroj një Lutje të re e cila do të ndihmoj në pakësimin e vuajtjes së tmerrshme që do të shkaktohet nga lufta. Fushat e Lutjes (120) Ndalo Përhapjen e Luftës O Jezusi im i dashur, largoi luftrat, që e shkatërrojnë njerëzimin. Mbroi të pafajshmit nga vuajtja. Mbroi shpirtrat që përpiqen të sjellin paqen e vërtetë. Hapi zemrat e atyre të lënduar nga dhimbja e luftës. Mbroi të rinjtë dhe të pambrojturit. Shpëtoi të gjithë shpirtrat jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta. Na forco të gjithëve ne, i dashur Jezus, që lutemi për shpirtrat e të gjithë fëmijve të Zotit dhe na dhuro Hirin për ta duruar vuajtjen, që mund të na jepet gjatë kohëve të trazirave. Ne të lutemi Ty, ta ndalosh përhapjen e luftës dhe silli shpirtrat në Strehën e Shenjtë të Zemrës Tënde. Amin. Shkoni, të gjithë ju që më dëgjoni Mua, dhe më kërkoni Mua Hiret që ju duhen për të duruar Dhimbjen Time në këtë kohë. Jezusi juaj Recitoni këtë Fushatë Lutje të veçantë për t’i shenjtëruar të gjithë të afërmit tuaj që Unë t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar E Mërkurë, 18 Shtator 2013, ora 23:30 Bija Ime e dashur, Unë kërkoj që të gjithë ju të recitoni këtë Fushatë Lutje të veçantë për t’i shenjtëruar të gjithë të afërmit tuaj, që Unë t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar. Fushata e Lutjes (122) Për shenjtërimin me Gjakun e Çmuar të Jezu Krishtit I dashur Jezus, unë të kërkoj Ty të më shenjtërosh mua, familjen time, miqtë dhe kombin tim me Mbrojtjen e Gjakut Tënd të Çmuar. Ti vdiqe për mua dhe Plagët e Tua janë plagët e mia ndërsa unë e pranoj me dëshirë vuajtjen, që do të duroj deri në Ardhjen Tënde të Dytë. Unë vuaj me Ty, i dashur Jezus, ndërsa Ti përpiqesh të mbledhësh të gjithë fëmijët e Zotit në Zemrën Tënde, që të kemi Jetën e Përjetshme. Më mbulo mua dhe të gjithë ata që kanë nevojë për Mbrojtjen Tënde me Gjakun Tënd të Çmuar. Amin. Ajo që duhet të bëni është të më besoni Mua dhe Unë do t’i mbroj ata që më thërrasin Mua për shpëtimin e tyre dhe të shpirtrave të tjerë. Shkoni dhe pregatituni për Ditën e Gjykimit. Unë ju bekoj të gjithëve ju dhe ju dhuroj forcën për të vazhduar me përkushtimin tuaj ndaj Fushatës së Lutjeve. Jezusi juaj Fushata e Lutjes (123) Dhurata e vullnetit të lirë tek Zoti: Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt më i pavlerë, dhe më ndihmo të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, Unë ta ofroj Ty këtë Dhuratë përsëri, i dashur Jezus, që të mund të bëhem një shërbëtor i përulët i Yti dhe të qëndroj i bindur ndaj vullnetit të Zotit. Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhëri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo dëshire Tënden. Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me atë çfarë kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, në mbarë botën, që janë të larguar nga Ty. Unë e dhuroj këtë Dhuratë, e cila m’u dhurua mua në lindje, në Shërbimin Tënd Më Të Shenjtë. Amin. Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.Jezusi juaj
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 19:35:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015