15 nëntor --- lexoni Zanafilla 1:1–2:3 Dhurata e - TopicsExpress



          

15 nëntor --- lexoni Zanafilla 1:1–2:3 Dhurata e krijimit “Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë.” (v. 31) Gushkuqët ja nisën serenatës (ishin rreth 13 cicërima varg njëra pas tjetrës) sot në mëngjes dhe trumcakët po çuçurisnin, teksa po shkoja në punë. Dielli luftoi me retë për të nxjerrë kokën, teksa tulipanët dhe verdhëzat u tendosën drejt dritës së agimit. Lart, në qiell, një duzinë patash shtegtare fluturonin në formë V-je, duke u drejtuar nga veriu për kthimin e tyre në shtëpi, ndërsa poshtë, krimbat po zgjoheshin nën tokën e lagësht. Kapitujt e parë të Biblës na rrëfejnë një histori madhështore dhe mbreslënëse. Refreni i veçantë “është mirë” që përsëritet në fund të çdo dite, kthehet në mahnitje kur Perëndia shqyrton çdo gjë në fund të javës dhe shpall “është shumë mirë”. (v. 31) Krijesat e shumta (të krijuara nga dita e katërt deri në të gjashtën) në vendbanimet e tyre të larmishme (të formuara nga dita e parë deri në të tretën) duken shumë mirë. Kjo gjë më kujton refrenin e një himni të njohur “Të gjitha gjërat, të bukura dhe të nditura, gjithë krijesat, të vogla e të mëdha”. Krijimi është dhuratë. Nuk ekziston, sepse “duhej” të ekzistonte. E megjithatë krijimi ekziston për shkak të fuqisë dhe dashurisë së Perëndisë. Çfarë mund të themi më tepër se “faleminderit”? Për bukurinë dhe për misterin e tij. Mirënjohje për vetë jetën. —Steven Bouma-Prediger Lutje: Perëndi i Plotfuqishëm, Krijues i qiellit dhe tokës, të falenderojmë për dhuratën e krijimit në gjithë misterin dhe mrekullinë e tij.
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 07:00:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015