AI QË DASHURON JEP GJITHÇKA Një jezuit i moshuar ishte i - TopicsExpress



          

AI QË DASHURON JEP GJITHÇKA Një jezuit i moshuar ishte i shqetësuar dhe e ndjente veten të mërzitur në shtratin e vet për të sëmurë. Miqtë e tij ishin përpjekur që ta ngushëllonin duke i thënë se Hyji është i gjithë-mëshirshëm dhe se ka për ta falur. Asgjë s`kishte ndihmuar. Përfundimisht jezuiti i moshuar me zë të ulët kishte thënë: "Unë s`po kam frikë nga Hyji, por nga Injaci!" Para Koncilit II të Vatikanit Injaci është portretizuar shpesh si një ushtar i ashpër i cili këmbëngulte në Rregulla dhe kërkonte një bindje të verbër nga pasuesit e tij. Por hulumtuesit bashkëkohorë e zbulojnë atë si një njeri plot dashuri dhe mirëkuptim. Para kthimit të tij, para se t`i mbushte tridhjetë vjet, e donte të zotin e tij feudal dhe një zonjë misterioze, por të rëndësishme, për të cilën ëndërronte me ditë të tëra. Kur iu dëftua Krishti i Besëlidhjes së Re ai e ndjeu veten se përsëri kishte rënë në dashuri dhe që kjo dashuri ia shndërroi ato tridhjetë e pesë vjetët e jetës së tij që i kishin mbetur. Ai ra në dashuri me popullin e Zotit, dhe qëllimi i jetës së tij ishte thjesht “për të ndihmuar shpirtrat". Gëzim i sillte ndihma që i jepej qoftë edhe një personi, dhe mjaft kohë i kushtoi bashkëbisedimeve shpirtërore një-për-një, udhëheqjes shpirtërore të të tjerëve. Ai ishte një shërbëtor i ngushëllimit. "Çfarë duhet të bëj për Krishtin?" ishte një pyetje që ia bënte vazhdimisht vetes. Si një prej mistikëve të mëdhenj të Kishës ai e shihte Hyjin si dashurues të madh që jep gjithçka për ne. Mbushur me dashuri dhe mirënjohje e dorëzoi veten tërësisht në shërbim të Hyjit. Ai besonte se Hyji është drejtpërdrejt i pranishëm mes nesh, për këtë arsye "ne mund ta gjejmë Zotin në gjithçka". Thuhej se "askush s`ishte larguar prej tij i trishtuar." Jezuiti ynë që po vdiste s`ka pasur nevojë t`ia kishte frikën! Brian Grogan SJ (© Përktheu: P. Shtjefen Dodes SJ)
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 22:54:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015