ALLAHU xh sh e shperbleft vllaun ton ,, ergin hasanbegun ;;perket - TopicsExpress



          

ALLAHU xh sh e shperbleft vllaun ton ,, ergin hasanbegun ;;perket mundin qe e dha ..per ket liber //Komentimi i librit zbulimi i dyshimeve në tevhid të Muhamed bin Abdul-Vehabit nga Salih bin Fevzan bin Abdullah El-Fevzan Me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit [1] /komentim/ [1]Fillon libri me (( Emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) e kjo është sunet të fillosh librat me ((Emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) sikurse ka filluar Allahu s.v.t me atë në librin e Tij dhe e para gjë të cilën e shihni në Kur’anin e ndershëm ((Me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit. Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve)).[Fatiha 1/2] dhe kështu para çdo sure është (( me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)). Dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s kur shkruante e fillonte shkrimin e tij (( me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) transmeton Buhariu. Dhe nëse ju ka folur shokëve të tij ka filluar mexhlisin e tij ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)). Urtësia e fillimit ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) është kërkim i bekimit me të, sepse është fjalë e bekuar, nëse e përmend në fillim të librit do të jetë bekim për atë. Ndërsa librat të cilat nuk fillojnë ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) do të jenë të mangëta dhe nuk ka mirësi në ato. Në anën tjetër ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) në të ka kërkim të ndihmës prej Allahut s.v.t dhe fjala e Tij ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)) d.m.th kërkoj ndihmë dhe bekim ((me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit)). Allahu e di më së miri për veten e Tij të shenjtë dhe (mëshirues mëshirbërës) janë dy emra fisnik prej emrave të Tij të bukur që përfshijnë mëshirën. @ @ @ Dije Allahu të mëshiroftë[2] /Komentim/ [2] Dije : kjo fjalë me të cilën fillon me tërheqjen e vërejtjes për çështje të rëndësishme, nëse dëshiron që të ja tërheqësh vërejtjen ndonjë personi për diçka të rëndësishme prej çështjeve të diturisë I thotë atij: dije ; për shkak që të ketë vëmendje. ((dije )) është fjalë urdhërore prej diturisë, d.m.th mësoje atë që vijon dhe kujdesu për të dhe përqendroje vëmendjen tënde në atë që të thuhet dhe çka të shkruhet ty. Kësaj fjale i epet rëndësi për atë se çka do të vijoj pas saj, ka thënë Allahu ((për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet )).[Et-Talakë : 12]. ((Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve)).[Muhamed : 19] ((Dine se Allahu është ndëshkues I rreptë, dhe dine se Allahu është dhurues dhe mëshirues)).[El-Maide: 98] ((E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligimi i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë)).[El-Maide: 92] Këtyre fjalëve të mëdha duhet që tju ipet rëndësi. Pastaj tha “ Allahu të mëshiroftë “ kjo është lutje prej dijetarit Allahu e mëshiroftë, për çdo kënd që e lexon këtë libër, e kjo është nga ana e butësisë për kërkuesin e diturisë dhe zbukurim të fjalëve ndaj tij për shkak që të pranohet prej kërkuesit të diturisë. * * * Se tevhidi është njësimi i Allahut të lartësuar me adhurim [3]. /Komentim/ [3] D.m.th dije këtë çështje të madhe dhe bëre në kujtesën tënde dhe bëre atë në kujdesën tënde përgjithmonë dhe çdo herë, e ajo është “ Se tevhidi është njësimi I Allahut të lartësuar me adhurim “ dhe nuk është njësimi i Allahut s.v.t në rububije, sepse këtë e kanë pohuar idhujtarët dhe nuk kanë qenë muvahidin ( njësues të Allahut ), sepse ata nuk e kan njësuar Allahun me adhurim, andaj pranimi I tyre i tevhidin rububije ( se Allahu është krijues, furnizues dhe rregullues I qështjeve ) nuk është aj teuhid I kërkuar, porse vërtet tevhidi rububije është argument për tevhidin uluhije ( se vetëm Allahut I takon adhurimi ) dhe I domosdoshëm për të. Andaj kush e pohon tevhidin rububije i obligohet atij që ta pohon tevhidin uluhije, Allahu s.v.t. e përmend në kuran në shumë ajete tevhidin rububije argument për tevhidin uluhije sikurse ka thënë : (( O ju njerëz , adhuronie Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai,i cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos I përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë). )) [El-Bekare: 21-22] Ky është tevhidi rububije dhe ky është argument për tevhidin uluhije, me këtë Allahu s.v.t. ka ngritur argument kundër atyre për atë që e kanë mohuar tevhidin uluhije, me atë që e kanë pranuar prej tevhidit rububije që ti obligoje me të. Kur ju ka thënë: si po e pranoni se Ai është krijues, furnizues Ai që jep jetë dhe vdekje dhe se Ai nuk ka shok në këtë, pastaj I shoqëroni në adhurimi e Tij ?! Mirëpo ato që thojnë: se tevhidi është pohimi se Allahu është krijues, furnizues Ai që jep jetë dhe vdekje etj. Ata kanë gabuar me një gabim të tepruar dhe nuk kanë ardhur me tevhidin e kërkuar me të cilin kanë thirur të dërguarit dhe në këtë rrugë të kotë janë shumica e besimtarëve të mutekeleminëve( skolastikët) e cila mësohet sot në shumë shkolla islame. Qëllimi i dijetarit Allahu e mëshiroftë me këtë njoftim është replika ndaj atyre që janë përqëndruar në tevhidin rububije dhe e kanë lënë tevhidin uluhije dhe ky është dyshimi i parë, sepse ato e kanë bërë tevhidin rububije si tevhid të kërkuar dhe se kush e njehson Allahun me të është njësues dhe i kanë shkruajtur librat e tyre me të dhe e kanë ngritur metodologjinë (menhexhin) e tyre mbi të dhe kanë shpenzuar interesin e tyre për vërtetimin e tij. * * * Dhe se kjo është feja e të dërguarve të cilët I ka dërguar Allahu me të te robërit e Tij [4] /Komentim/ [4] Andaj të gjithë të dërguarit nuk kanë kërkuar prej njrerëzve që të pohojnë se Allahu është krijues, furnizues Ai që jep jetë dhe vdekje sepse ata kanë pasur njohuri për këtë. Porse kanë kërkuar prej popujve që ta njehsojnë Allahun s.v.t. në adhurim, ka thënë Allahu: ((Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largonu tabutit (adhurimit të tyre) !”)) [En-Nahl: 36]. Nuk ka thënë që të pohojnë se Allahu është Zot, sepse ata e kanë pohuar këtë, porse ka thënë (( Adhuronie Allahun dhe largojuni tabutit )). D.m.th braktisne shirkun në Allahun s.v.t. në uluhije. Ka thënë Allahu: ((Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”)) [El-Enbija:25]. Nuk ka thënë (Allahu) se nuk ka zot të barabartë me Mua dhe se ska krijues përveç Mua. Porse ka thënë (( Nuk ka zot tjetër përveç Meje)).D.m.th nuk ka të adhuruar me të drejtë të barabartë me Mua. Kjo është ajo me të cilën i ka dërguar Allahu të dërguarit, nuk i ka dërguar të dërguarit për ta pohuar tevhidin rububije, sepse ky ka qenë prezent porse ky nuk mjafton, por i ka dërguar ato për tevhidin uluhije i cili është njësimi i Allahut s.v.t me adhurim dhe kjo është feja e gjithë të dërguarve prej të parit e deri te i fundit i tyre. * * * I pari prej tyre ka qenë Nuhu a.s. [5] /Komentim/ [5] Siç ka thënë Allahu (( Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij )) [En-Nisa: 163] argumenton ajeti fisnik se i pari i dërguar është Nuhu a.s. Nuhu është i pari i dërguarve pas ngjarjes së shirkut në tokë dhe e kanë pasuar të dërguar për këtë metodologji të Zotit dje i fundit i tyre Muhamedi s.a.v.s dhe ai është vula e e të gjithëve dhe nuk ka pejgamber pas tij deri sa të ndodhë kijameti ka thënë Allahu s.v.t (( Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve )) [El-Ahzabë: 40]. Dhe ka thënë i dërguari s.a.v.s ((une jam vula e pejgamberëve nuk ka pejgamber pas meje )) transmeton Tirmidhiu. Andaj ai është i dërguar i fundit s.a.v.s dhe pejgamber i fundit sepse çdo i dërguar është pejgamber dhe nuk dërgohet as i dërguar dhe as pejgamber pas tij, andaj kush beson se dërgohet pas tij i dërguar apo pejgamber ai është kafir (pa besimtar). Ka thënë i dërguari s.a.v.s (( do të dalin pas meje tridhjetë gënjeshtar çdo njëri prej tyre pretendon se ai është pejgamber, e unë jam vula e pejgamberëve nuk ka pejgamber pas meje )). Andaj kush nuk e beson vulën e pejgamberisë në Muhamedin s.a.v.s dhe lejon e thotë se dërgohet pas tij pejgamber, ai është kafir në Allahun s.v.t përgënjeshtrues ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe shumicës së muslimanëve . * * * E ka dërguar Allahu atë te populli i tij kur e tepruan ndaj salihinëve (të mirëve) [6] /Komentim/ [6] El-Guluv (ekzagjerim) është kalimi i kufijve. Egzegjerimi ndaj të mirëve është besimi se ata bëjnë dobi apo dëm krahas Allahut. Vedi deri në fund të këtyre emrave janë burra të mirë prej popullit të Nuhut vdiqën në një vit, u pikëllua populli i tyre për ata me një pikëllim të madh atëherë ju erdh shejtani atyre dhe ju tha: figuroni figurat e tyre dhe vëndoni te Venduljet e tyre ashtu që ta përkujtoni adhurimin e tyre dhe që të aktivizoheni për adhurim, ju erdh atyre (shejtani) nga rruga e këshillimit e ai e do shkatërrimin e tyre i mashtroj ata me këtë hile, ata e menduan këtë metodë si të vërtetë, sepse ajo nxitë për adhurim. Në këtë ka tërheqje të vërejtjes prej fitnes së fotografive dhe fitnes së egzegjerimit ndaj të mirëve, ata e shikuan këtë për interes të pjesërishëm dhe nuk ua kanë tërhequr vërejtjen se çka ju radhitet atyre prej gjërave të prishura, andaj njeriu nuk shikon në interesin e pjesërishëm dhe të harron dëmin e madh i cili iu radhitet në të ardhmen pastaj u shkatërrua populli i Nuhut me tufan (përmbytje) u zhdukën ato puta deri sa erdh koha e tagutit (tiranit) e ai është mbreti prej mbretërve arab i thuhet atij: Amar bin Luhi el Huzai i cili ka pasur pushtet mbi Hixhazin (Saudia, Jemeni, Iraki i sotëm). Ka qenë në fillim të pushtetit të tij njeri i përpiktë në fenë e popullit të tij, porse shkoj në Sham për shërim dhe i gjeti banorët e Shamit duke i adhuruar idhujt dhe kjo gjë hyri në mendjen e tij dhe erdhi te banorët e Hixhazit dhe gadishullit duke i thirrur në shirk dhe erdhi shejtani duke e udhëzuar atë te vendet e idhujve të cilët kanë qenë të adhuruar te populli i Nuhut, të cilët i ka mbuluar rëra pas përmbytjes dhe më pas gjurmoi dhe i nxori ata dhe i shpërndau ata nëpër lagjet e arabëve dhe u përhap shirku prej kësaj kohe. Kanë qenë këto idhuj të trashëguar prej popullit të Nuhut idhujt më të mëdhenj, përveç këtyre ata kanë pasur idhuj të shumtë derisa ka pasur rreth Qabës së ndershme 360 idhuj, Lati, Uza dhe Menati i treti i tyre këto kanë qenë idhujt më të mëdhenj të tyre. Vedda-në, Suvaa-në, Jeguth-in,Jeukë-n dhe Nesre-n (shiko sahihul Buhari) dhe i dërguari i fundit Muhamedi s.a.v.s dhe ai i cili theu skulpturat e këtyre të mirëve [7] /Komentim/ [7] Ka qenë gjendja fetare e arabëve para dërgimit të pejgamberit Muhamed s.a.v.s idhujtaria, pastaj e dërgoi Allahu pejgamberin e Tij Muhamedin s.a.v.s në fenë e Ibrahimit hanifije (të pastër) fisnike dhe i ka thirrur ato në tevhid në Meke dhe ka qëndruar 13 vjet duke i thirrur ata në tevhid dhe ua ka urrejtur atyre adhurimin e idhujve. I u përgjigj ftesës së tij kujt i deshi Allahu udhëzim prej sahabëve të cilët e pranuan Islamin me të në Meke . Pastaj ua lejoj Allahu atyre që të emigrojnë për në Habesh (Etiopi) pastaj për në Medinë dhe u mblodhën rreth tij muhaxhirët (emigruesit) dhe ensarët (vendasit) dhe u përbë ushtria e tevhidit dhe filluan që ti luftojnë idhujtarët derisa erdhi në vitin tetë sipas hixhrit dhe e çliruan Meken dhe u bë Mekeja nën pushtetin e të dërguarit s.a.v.s dhe në atë kohë i theu këto idhuj të cilët ishin rreth Qabës dhe e pastroi pamjen në brendi të Qabës dhe i dërgoi sahabët te idhujt rreth Mekës “Latin,Uzin dhe Menatin” të cilët i thyen ato dhe figurat e atyre të mirëve prej popullit të Nuhut dhe u përhap tevhidi dhe u mposhtë shirku e Allahut i takoftë falënderimi. E kjo është domethënia e fjalës së dijetarit Allahu e mëshiroftë: “I theu skulpturat e atyre të mirëve”, po në atë ditë u çlirua Meka dhe e pastroi Allahu haremin e Tij të ndershëm prej atyre idhujve. Dhe zgjati tevhidi prej dërgimi të tij s.a.v.s dhe kohës së halifëve të drejtë dhe në shekujt e lavdëruar të gjitha të pastra nga shirku, kur mbaruan shekujt e lavdëruar u përhap sufizmi (misticizmi)dhe shijizmi në atë rast ndodhi shirku në umet me adhurimin e varreve dhe tyrbeve dhe shenjtërimi i evliave dhe njerëzve të mirë deri në kohën e sodit dhe ky shirk është prezent në umet, mirëpo ka ardhur Allahu s.v.t me njerëz që iu ngritin argumente robërve prej thirrsave të mirë dhe i udhëzon Allahu në duart e tyre kujt i donë Allahu udhëzimin. Kështu i takon dhe i obligohet për kërkuesin e diturisë dhe thirrsave që të kujdesen për këtë çështje dhe ta bëjnë thirrjen për tevhidin dhe mohimin e shirkut dhe ti hedhin poshtë dyshimet më elementare të thirrjes së tyre, ky është obligim dhe kjo është thirrja e të dërguarve paqja e Allahut qoftë mbi to, sepse çdo çështje lehtësohet ndër shirkun,ndërsa vazhdon shirku prezent si do ti mohosh çështjet tjera! Patjetër që të fillojnë me mohimin e shirkut fillimisht dhe që ti pastrojmë myslimanët prej këtij besimi të injorancës dhe tua sqarojmë atyre me fakte dhe argumente dhe me xhihad në rrugë të Allahut nëse ka mundësi për këtë dhe kompetencë për në çdo vend dhe kohë. Obligohet për thirrësit që mos të jenë të pakujdesshëm për këtë çështje dhe të kujdesen për çështje tjera e ta shpenzojnë mundin e tyre në të dhe mos ti mbyllim sytë ndaj përditshmërisë së njerëzve që kanë ra në shirk dhe adhurimin e tyrbeve, ngritjen e të devijuarve dhe tagutët sufi mbi logjikën e njerëzve. Për këtë çështje nuk lejohet heshtja dhe çdo thirrje e cila nuk drejtohet për me pengu prej saj (shirkut) ajo është thirrje e mangët apo thirrje jo e mirë apo thirrje jo e frytshme. Sikurse obligohet për thirrësit që ti mësojnë se pohimi i tevhidit rububije nuk mjafton dhe nuk bën dobi vetëm se nëse është me të pohimi i tevhidit uluhije dhe vërtetimi i tij me fjalë, vepër dhe besim dhe se mushrikët të cilëve u është dërguar atyre pejgamberi ynë Muhamedi s.a.v.s kanë pohuar në tevhidin rububije, por nuk iu ka bërë dobi atyre pohimi i tij kur e kanë mohuar tevhidin uluhije. * * * E ka dërguar atë (Muhamedin s.a.v.s) te një popull të cilët adhurojnë, kryejnë haxhin, japin lëmosh dhe e përmendin Allahun shumë, mirëpo i bëjnë disa krijesa ndërmjetës mes tyre dhe mes Allahut dhe thonë dëshirojmë prej tyre që të na afrojnë te Allahu dhe dëshirojmë ndërmjetësimin e tyre te Ai, sikurse melekët, Isaun, Merjemen dhe njerëz tjerë prej të mirëve, atëherë e dërgoi Allahu Muhamedin s.a.v.s që t’ua ripërtërijë atyre fejën e babait të tyre Ibrahimit dhe që ti lajmërojë se ky afrim dhe besim është specifik dhe e drejtë e Allahut dhe nuk i takon prej tij asgjë as melekut të afërt dhe as pejgamberit të dërguar të privilegjshëm nga të tjerët. Porse ata idhujtarët pohojnë dhe dëshmojnë se Allahu është krijues, furnizues është i vetëm dhe nuk ka shok për Atë (në këtë) dhe se nuk furnizon vetëm se Ai dhe nuk jep jetë vetëm se Ai dhe nuk jep vdekje vetëm se Ai dhe se nuk i rregullon çështjet vetëm se Ai dhe se të gjithë shtatë qiejt dhe çka ka në të dhe shtatë tokët dhe çka ka në të gjithë janë robër nën nënshtrimin dhe mbizotërimin e Tij [8] /Komentim/ [8] D.m.th se idhujtarët arab të cilëve iu është dërguar Muhamedi s.a.v.s e kanë adhuruar Allahun dhe nuk u ka bërë dobi atyre ky adhurim për shkak se ka qenë i përzier me shirkun e madh dhe nuk ka dallim se ajo me të cilën i bëhet shirk Allahut është idhuj apo rob i mirë apo pejgamber i dërguar apo melek i afruar dhe jo që të jetë qëllimi i idhujtarit se ajo që e adhuron ai nuk është shirk në Allahun në sundimin e Tij, porse ky thjeshtë është mjet për te Allahu dhe afrim te Ai (kush bie në këtë është idhujtar). Argumenton kjo për dy çështje: E para: se pohimi i tevhidit rububije vetëm nuk mjafton për me u futur në islam dhe nuk e mbron gjakun dhe pasurinë dhe se nuk shpëton prej dënimit të Allahut. E dyta: se nëse hyn diçë prej shirkut në adhurimin e Allahut e prish atë dhe se nuk pranohet adhurimi vetëm se me sinqeritet. * * * Nëse dëshiron se ata idhujtarët të cilët i ka luftuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s se dëshmojnë për Allahun këtë dëshmi lexoje fjalën e Allahut: ((Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerrë të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë:” Allahu”. Ti thuaj:” A nuk i frikësoheni?” (dënimit).[Junus:31]. Dhe fjala e tij: ((Thuaj:”E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”. Ata do të thonë: ”E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”. Thuaj:” Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i arshit të madh? “. Ata do të thonë:” Allahu!”Thuaju:”E pse nuk i frikësoheni pra?” [El-Mu’minunë:84-87] dhe ajete të tjera [9]. /Komentim/ [9] Thotë dijetari Allahu mëshiroftë nëse kërkon argument se idhujtarët e pohojnë këtë d.m.th tevhidin rububije dhe se ata bëjnë shirk në tevhidin uluhije, nëse dëshiron argument për këtë çështje të madhe me të cilën njihet e vërteta prej të kotës lexoje fjalën e Allahut: ((Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerrë të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë:” Allahu”. Ti thuaj:” A nuk i frikësoheni?” (dënimit).[Junus:31]. Idhujtarët e kanë pranuar se Allahu s.v.t është krijues, furnizues, shpikës dhe mbizotërues mbi robërit e Tij dhe se në duart e Tij është çështja këtë realitet nuk e mohon asnjëri prej njerëzve. Ka thënë Allahu: ((Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka)) këtë furnizim prej të cilit hani ,pini dhe (kafshë) të cilat i grahni kush ju ka ardhur me këto, a mos kanë ardhur me këto idhujt? Idhujt e ngurtë, gurit, drunjtë apo të vdekurit apo varret dhe tyrbet, të gjitha këto nuk vijnë me furnizimet tuaja, ata e pranon se idhujt e tyre nuk krijojnë dhe nuk furnizojnë ka thënë Allahu: ((kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj),)).Dëgjimi është ndjenjë e madhe në të cilën i dëgjon zërat dhe të pamët me të cilën shikon dukuritë, këto sy në të cilët Allahu ka bërë shikim dhe këtë dritë kush e ka krijuar tek ti? A e ka krijuar dikush tjetër përpos Allahut? A e keni parë ndonjërin të krijojë atë që nuk ekziston, a e keni parë ndonjë krijesë i cili i dhuroi njeriut dëgjimin pasi që ia rrëmbeu Allahu, a ka mundësi ndonjë që t’ia kthen të verbrit të pamurin e cila ka shkuar prej tij?! Nëse bashkohen banoret e tokës të gjithë për ta bërë në syrin e tij shikimin nuk munden as idhujt, as mjeket dhe as më të shkathëtit prej dijetarëve. Andaj idhujtarët e pranojnë se idhujt e tyre nuk veprojnë asgjë prej këtyre gjërave, ka thënë Allahu: ((Thuaj:”Nëse Allahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos Allahut cili zot do t’ju sjellë atë?”.[El-En’Amë:46]. Nuk ka askush që i përgjigjet kësaj pyetje dhe askush nuk mundet pos Allahut që ta sjellë dëgjimin edhe shikimin. ((kush e nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerrë të vdekurin nga i gjalli))[Junus:31].Kjo është prej çudirave e nxjerrë të gjallin prej të vdekurit, e nxjerrë bimën prej farës, e nxjerrë besimtarin prej kafirit (( dhe e nxjerrë të vdekurin nga i gjalli)), e nxjerrë kafirin prej besimtarit dhe e nxjerrë vezën prej shpendi Ai i cili ka fuqi për këtë është Allahu s.v.t. ((kush rregullon çdo çështje?”)) [Junus:31]. Kjo është çështje e përgjithshme d.m.th çdo çështje prej vdekjes, jetës, sëmundjes, shëndetit, kufrit, besimit, pasurisë, varfërisë, natës, ditës, krenarisë, nënçmimit, sundimit ia jep këtë kujt të dojë dhe ia merr këtë kujt të dojë, çdo send çka ndodh në këtë gjithësi prej rrotullimeve dhe ndryshimeve kush është ai i cili i shpiki këto rrotullime dhe këto ndryshime. Do të thonë Allahu, i tha Allahu të Dërguarit të Tij s.a.v.s ((” A nuk i frikësoheni?”)). Derisa ju po e pranoni se këto çështje janë në dorë të Allahut dhe se idhujt e juaj nuk veprojnë prej këtyre a nuk po i frikësoheni Allahut s.v.t, a nuk po e vetmoni dhe njehsoni Atë në adhurime, sepse ju nëse nuk i frikësoheni Allahut Ai ju dënon juve, sepse Ai ka ngritur kundër jush argumentin dhe e ka këputur prej jush arsyetimin dhe nuk ka mbetur vetëm se dënimit derisa e njoftët të vërtetën dhe nuk vepruat me të. ((E ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzionit, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)? [Junus: 32]. Iu është bërë e qartë juve se adhurimi është e drejta e Allahut s.v.t dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut s.v.t, atëherë nëse nuk e adhuroni Atë vërtet kjo është humbje e çka ka pas të vërtetës i cili është tevhidi, njësimi i Allahut me adhurim përveç se humbjes e cila është shirku. Le të ketë kujdes muslimani prej kësaj dhe le ta pranoj të vërtetën nëse i bëhet e qartë atij e veçanërisht në çështjen e tevhidit dhe akides, e pranon të vërtetën nëse i qartësohet atij dhe frikësohet që të largohet e mos ta pranon atë pas kësaj. Dhe fjala e Allahut: ((Thuaj:”E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”. Ata do të thonë: ”E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”. Thuaj:” Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i arshit të madh? “. Ata do të thonë:” Allahu!”Thuaju:”E pse nuk i frikësoheni pra?”. Thuaj:” Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të donë), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?”. Ata do të thonë:”Në dorë të Allahut!”Thuaj:”E si mashtroheni pra?” [El-Mu’minunë:84-89]. Këto ajete prej sures El-Mu’minun sikurse ajetet në surën Junus të cilat i grumbulloj dhe i transmetoj autori, sikurse ajetet tjera të ngjashme të cilat vërtetojnë se idhujtarët e pranojnë Allahun si Zot, mirëpo refuzojnë në tevhidin uluhije. Ka thënë Allahu: ((Thuaj:”E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”. Ata do të thonë: ”E Allahut”.)) Derisa toka dhe çka ka në të janë të Allahut s.v.t si po i adhuroni idhujt të cilët nuk posedojnë asgjë dhe po i adhuroni varret e të vdekurve te pronarët e të cilëve nuk ka jetë ?! ((Përse pra nuk mendoni?)). A nuk po mendoni se Ai i cili e posedon tokën dhe çka ka në të Ai është meritor për adhurim krahas idhujve të cilat po i adhuroni. Kjo është ngritja e argumentit kundër tyre me atë që e kanë pranuar ndaj asaj që e kanë mohuar, ata e pranojnë tevhidin rububije dhe e mohojnë tevhidin uluhije. * * * Nëse vërtetohet se ata e kanë pohuar këtë dhe nuk i ka futur në tevhid për të cilin ka thirrur i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe e kuptove se tevhidin të cilin e kanë mohuar është tevhidi i adhurimit të cilin e emërtojnë idhujtarët në kohën tonë “El- itikad”(besim) [10]. /Komentim/ [10] D.m.th nëse e ke kuptuar se idhujtarët e kanë pohuar tevhidin rububije dhe atë që e kanë mohuar është tevhidi uluhije dhe ato thonë: vërtet Allahu është krijues, furnizues i cili jep jetë dhe vdekje, mirëpo nëse ju thuhet atyre thuani La ilahe ilall-llah, thonë: ((A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!)) [Sad: 5]. D.m.th nëse ju thuhet atyre adhuroni Allahun dhe mos i bëni Atij shok në asgjë; thanë – sikurse i tha populli i Nuhit më parë -: ((Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvaa-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.)) [Nuh:23]. Po ashtu edhe ata idhujtarët ka qenë polemika mes tyre dhe mes të Dërguarit s.a.v.s në adhurimin e Allahut i cili është një dhe nuk ka shok, i Dërguari s.a.v.s iu thoshte atyre thuani: La ilahe illa-llah që të shpëtoni e ato i thonin: ((A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot?)). Dhe thonin kjo është fe e baballarëve dhe e gjyshave tanë, derisa vërtet Ebu Talibi në prag të vdekjes kur kërkoj prej tij i Dërguari s.a.v.s që të thotë: La ilahe illa-llah refuzoj që ta thotë atë dhe tha unë jam në fenë e Abdul Mutalibit. Transmeton Buhariu. Kurse feja e Abdul Mutalibit është adhurimi i putave. Ky është vend grindja mes të dërguarve dhe mes popujve, të dërguarit ju thonin popujve: adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë; mirëpo idhujtarët refuzuan vetëm se të mbesin në adhurimin e idhujve. Andaj armiqësia mes të dërguarve dhe mes popujve është në tevhidin uluhije. Ndërsa tevhidi rububije është vend bashkim te të gjithë nuk ka mospajtim në të; porse e kanë kundërshtuar tevhidin uluhije dhe ai është vend grindja dhe ky është për shkak të cilit është ligjësua xhihadi në rrugë të Allahut. Ka thënë i Dërguari s.a.v.s ((Jamë urdhëruar që ti luftojë njerëzit derisa të thojnë: ilahe illa-llah)) transmeton Buhariu. Në një transmetim tjetër ((Derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar që meriton adhurimin me të drejtë pos Allahut)) transmeton Buhariu. Sikur të ketë kërkuar i Dërguari s.a.v.s prej tyre pohimin e tevhidit rububije nuk do të kishte pasur mes tyre armiqësi dhe as grindje sepse ato e pranojnë këtë (tevhidin rububije). * * *
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 21:45:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015