ASKUSH NUK MUND TA MANIPULON POPULLIN ME POZITËN DHE PRIVILEGJET - TopicsExpress



          

ASKUSH NUK MUND TA MANIPULON POPULLIN ME POZITËN DHE PRIVILEGJET SHTETËRORE..! Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, po vazhdon me lojën dhe taktikën e tij të vjetër duke keqpërdorë mjetet e buxhetit të varfër të shtetit, ngase po i shtron darka për qëllime politike shtresës më të ndritur të kombit, siç janë arsimtarët. Do të ishte çdo gjë në rregull, sikur ai në këto raste të mos keqpërdorte në mënyrë flagrante funksionin dhe rolin e mësuesve në mjediset ku punojnë, sepse po shihet sikur ditën për diell, edhe pse këto ditë në Kosovë po bije shi, se po manipulon me qytetarët e shtetit të Kosovës, se po luan me gjendjen e rënd sociale dhe ekonomike të tyre, si dhe po keqpërdorë mjetet e buxhetit të Kosovës për të bërë propagandë dhe fushatë partiake, gjë e cila bartë në vete përgjegjësi politike nëse KQZ-ja dhe organet kompetente financiare vërtetojnë keqpërdorimin e mjeteve buxhetore për qëllime partiake. Është koha e fundit që kryeministri i vendit duhet ta kuptojë, se në një shtet demokratik i cili aspiron të bëhet pjesë e familjes demokratike evropiane, nuk mund të sillet me papërgjegjësi në nivel të detyrës që ka dhe të shpërdorojë postin e kryeministrit për qëllime politike dhe fushata zgjedhore partiake. Askush nuk ia ndalon Hashim Thaçit të bën fushatë partiake si kryetar i PDK-së, por një proces i tillë duhet të jetë krejtësisht i ndarë nga posti i kryeministrit, sepse premtimet partiake me rastin e zgjedhjeve lokale i bëjnë kandidatët e nominuar për kryetar komunash e jo kryetari i partisë, i cili në të njëjtën kohë mbanë edhe postin e kryeministrit. Kështu që si kryetar i partisë në pushtet duhet të ketë kujdes të mos e manipulon opinionin me premtime dhe ngritje rrogash nga pozitat e privilegjuara që ka partia e tij në pushtet. Qytetarët e Republikës së Kosovës, tani e kanë të qartë se një qeveri e korruptuar e cila nuk i ka përmbushur madje as kërkesat minimale të qytetarit duke ia siguruar së paku një minimum për jetë dhe ekzistencë, nuk mundet të fshihet pas drekave dhe darkave, por as nuk guxon t’i korrupton me paratë e buxhetit të shtetit qytetarët e saj, duke iu premtuar rritje të rrogave mu në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, sepse një tendencë e tillë për t’i fituar votat e tyre, është tepër e tejdukshme dhe e sanksionuar me ligjin e zgjedhjeve. Prandaj, kjo qeveri dhe gjithë ata politikanë që kanë keqpërdorë buxhetin e shtetit duhet të sanksionohen përmes votës së lirë të qytetarit si dhe të vihen para drejtësisë, kuptohet, po qese vërtetohet se ka pasur keqpërdorim të parasë së taksapaguesve si dhe vjedhje të votave siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Unë jam i bindur se drejtësia e mirëfilltë dhe e pavarur nga politika, një ditë do të bëhet realitet në Kosovë dhe do ta luaj rolin e saj kyç, si njëra ndër shtyllat kryesore për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës si dhe zbatimin e ligjeve në masë dhe peshë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozitën, funksionin, gjininë dhe nacionalitetin. Sepse, asnjë shtet dhe shoqëri nuk mund të pretendojë që një ditë do të pranohet në familjen e popujve dhe vendeve të BE-së, po qese nuk i ka ndërtuar dhe plotësuar standardet e parapara më normat juridike dhe demokratike të aprovuara nga organet më të larta të Parlamentit evropian..!? Hafiz Gagica Zgjodhi: (boss)
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 21:47:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015