Barcelona, Rosell premton një tjetër blerje Barcelona ka dhe - TopicsExpress



          

Barcelona, Rosell premton një tjetër blerje Barcelona ka dhe një tjetër goditje për të kryer në merkato. Është presidenti i blaugranave Sandro Rosell që del hapur duke deklaruar se deri më 31 Gusht do të ketë vend edhe për një afrim të fundit në skuadër. Prej kohësh kampionët e Spanjës janë në kërkim të një mbrojtësi, ku emrat e lakuar janë të një kalibri shumë të lartë, duke nisur nga Tiago Silva i PSG dhe për të vijuar me David Luiz të Chelseat. Për të shtuar akoma më shumë fantazitë e merkatos mendon presidenti i Barcelonës që mban hapur merkaton e katalanasve. Sandro Rosell "Deri më 31 gusht do të bëjmë një blerje të re për ekipin" Mjafton kjo fjali e numrit një të azulgranave për të kuptuar që objektivi i Barcelonës është realisht një qendërmrbotjës. Kapiteni Puyol nuk jep më garanci që mund të përballojë një sezon të tërë në krah të pike, ndërsa Maskerano pavarësisht dëshirës së mirë nuk është në atë pozicion në lartësinë e përbërjes së skuadrës. Kështu pasi janë kërkuar me rrallë Thiago SIlva, Marquinhos, David Luiz tashmë objektivi primat është danezi i Liverpool Daniel Agger. Këtë sezon Barcelona ka kryer vetëm një lëvizje në hyrje, teksa ka blerë brazilianin Neymar, ndërsa nga skuadra janë larguar David Villa tek Atletiko Madrid dhe Tiago Alcantara tek Bayern Munchen.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 09:17:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015