Barça, Rosell ndërhyn për rinovimin e Iniestas Çështja e - TopicsExpress



          

Barça, Rosell ndërhyn për rinovimin e Iniestas Çështja e momentit në kampin e Barcelonës është rinovimi i kontratës së mesfushorit Andres Iniesta dhe për t’i dhënë zgjidhje këtij problem, topi kalon direkt në këmbët e presidentit të shoqërisë katalanase, Sandro Rosell. Fantazisti nuk ka marrë ende një vendim në pritje të ofertës së shoqërisë por koha nuk pret sepse kontrata aktuale skadon në qershorin e vitit 2015 dhe disa prej gjigandëve të Europës kanë nisur të monitorojnë situatën në Barcelonë ku çështja e rinovimit mbetet ende një nyjë e pazgjidhshme. Duke parë bllokimin e çështjes, Rosell përvesh mëngët duke nisur punën për të kënaqur kërkesat financiare të lojtarit. Lajmin e bën të ditur gazeta “Sport”, sipas së cilës, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 29-vjeçari pasi e konsideron si një pikë referimi në repartin e mesfushës. Nga ana tjetër, edhe lojtari ka lënë të kuptohet se dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou” sepse i detyrohet shumë shoqërisë që e rriti profesionalisht duke e ngjitur në majat më të larta të futbollit botëror. Andres Iniesta u bashkua me ekipin e dytë të Barcelonës në vitin 2001, ndërsa debutoi me skuadrën e parë një sezon më vonë. Ai është aktivizuar në 314 ndeshje dku ka shënuar 30 gola. Bashkë me mesfushoprin tjetër, Xavi Hernandez, Iniesta formon një nga dyshet më të forta të mesfushës në klubet europiane, madje në vitin 2010 ai ishte vetëm një hap larg fitores së Topit të Artë që shkoi për shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 18:18:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015