“Besoj se do të aplikojmë një sistem që shfrytëzon - TopicsExpress



          

“Besoj se do të aplikojmë një sistem që shfrytëzon karakteristikat e të dyve. Kampionët e mëdhenj meritojnë të luajnë në pozicionet ku ndihen më mirë”. “Kemi një modul shumë të ekuilibruar dhe kompetitiv. Unë po menaxhoj një miks lojtarësh me cilësi të mëdha dhe eksperiencë. Skuadra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar ndeshje të bukura. Objektivi i Realit të Madridit ka qenë përherë modeli koherent i lojës duke respektuar historinë dhe traditën e këtij klubi. Ne synojmë përherë të zhvillojmë një futboll spektakolar dhe në këtë aspekt skuadra ka një organikë të plotë”. “Dëshira për të fituar në Champions League na motivon të gjithëve më shumë. Nëse e prekim suksesin këtë sezon do të jetë një arritje e madhe pasi ky është kompeticiooni më prestigjoz për çdo skuadër. Gjithsesi, Champions League mbetet një eveniment i paparashikueshëm pasi të gjithë i japin rëndësinë maksimale”. Duke folur për uellsianin, Ancelotti nuk zhbalancohet. “Sapo ka ardhur në skuadër, por të gjithë i njohin aftësitë e tij. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të shpejtë dhe me cilësi të mëdha, sidomos në goditje. Nuk kam asnjë dyshim që do të bëjë mirë. Skuadra është forcuar shumë pasi dua të veçoj këtu të rinjtë, Jesse, Casemiro, Carvajal, Isco e Illarramendi”.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 17:49:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015