Bimë Mjekësore - Informacion mbi Salepin Salepi i referohet - TopicsExpress



          

Bimë Mjekësore - Informacion mbi Salepin Salepi i referohet orchidesë dhe pijes së salepit. Është një pluhur që fitohet me coptimin e rrënjëve të thata nga bima Orchis mascula ose Orchis militaris dhe llojeve tjera të ngjajshme të orhideve të cilat përmbajnë polisaharide të ashtuquajtura glucomannan. Dicka dinin të vjetrit, pasi salepi është i njohur si armë e mrekullueshme kundër shpërthimeve sezonale. Përgatitet nga rrënjët e një bime, e cila ishte e njohur shumë shekuj më parë jo vetëm në gadishullin ilirik, por edhe më gjerë në Mesdheun lindor , të quajtur testis (Orchis mascula, familja e Orchidodon). Ai përshkruhet si përforcues i seksualitetit, kështu që edhe në traditën popullore njihet si barimashkullit. Barishte që u dhuron grave fëmijë meshkuj! Në rrënjët e këtij bari zhvillohen zhardhokë , të cilët thahen, bluhen dhe nga pluhuri i tyre bëhet pija e mrekullueshme që “ëmbëlson gojën dhe shpirtin”, siç thoshin të vjetrit. Dhe ata dinin me urtësinë e tyre te thjeshtë përfitimet e mrekullueshme që i ofronte trupit. Salepi është një pije ngrohëse (si arsye e erëzave që përmban) parandalues i ftohjes dhe i gripit,rregullon stomakun e ftohtë, qetëson nervat, eliminon stresin dhe lodhjen, duke i dhënë trupit gjallëri dhe zhdërvjelltësi. Ai është i pasur me niseshte (amilaze) dhe kripëra minerale të çmuara si: fosfor dhe kalcium. Pra stimulon gjithë trupin “nga thonjtë deri tek flokët.” Ndihmon të dobëtit nga sëmundjet, organizmat të shërohen dhe të marrin vehten më shpejtë. Përmban një substancë ngjitëse, vassarini, e cila kur zien me ujë jep këtë zbutës të shkëlqyer kundra kollës dhe të gjitha sëmundjeve të kraharorit, stomakut dhe zorrëve. Ka dëshmi për pacientë me dizanteri të rënda, pa shpresa për të mbijetuar, pasi ata nuk mund të pranonin asnjë lloj ushqimi, u përpoqën për t’i mbajtur gjallë, duke u dhënë të pijnë vetëm salep për muaj të tërë. Dhe jo vetëm që mbijetuan, por gradualisht u rikthyen plotësisht! Sa për aftësitë tonike dhe afrodisiake ? Këto duken që intensifikohen me shtimin e erëzave (kanellë, karafil, xhenxhefil).
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 12:16:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015