Branko Manojlovski në takimin e djeshëm në Muzeun Holokaust në - TopicsExpress



          

Branko Manojlovski në takimin e djeshëm në Muzeun Holokaust në Çikago ka shtruar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me popullin e ndaluar shqiptar ortodoks në Maqedoni. Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare, ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse, jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës, të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks. Shqiptarët ortodoks, ka thënë Branko Manojlovski, jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi, bënë që bashkëkombësit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 13:39:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015