Ceola Clark përforcimi i ri i Sigal Prishtinës Sigal Prishtina - TopicsExpress



          

Ceola Clark përforcimi i ri i Sigal Prishtinës Sigal Prishtina ka siguruar shërbimet e organizatorit amerikan, Ceola Clark III, i cili deri më tani ka luajtur për Western Illinois University. Pas gjashtë viteve të kaluara në Western Illinois University, Clark ka fituar mundësinë për ta filluar karrierën e tij profesionale me ekipin e Sigal Prishtinës. Ëndrra e tij është që një ditë të luajë në NBA dhe për këtë Ahmat Kandemir i ka premtuar se do t’ia realizojë. “Sigal Prishtina më ka dhënë kontratë të garantuar, gjë që është e rrallë për një fillestar të huaj. Kandemir flet shumë mirë për mua dhe mendon se mund të më shndërroj në një lojtarë të NBA-s në vitet e ardhshme”, ka theksuar lojtari. “Sigal Prishtina do të kërkojë nga unë që të shfaqi aftësitë e mija në lojë menjëherë, atyre u pëlqen loja ime dhe do të jetë një situatë e bukur. Unë jam shumë i ngazëllyer”, ka thënë më tej lojtari në faqen zyrtare të universitetit të tij.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 22:50:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015