Crichitello brenda transmetimit "Speciale Calciomercato" që - TopicsExpress



          

Crichitello brenda transmetimit "Speciale Calciomercato" që transmetohet nga televizioni "SportItalia", mund të ketë një plan për xhirim sulmuesësh, në nivelin ndërkombëtar, që mund të çonte Karim Benzema tek Milani. Në Madrid, në fakt, mund të vinte Zlatan Ibrahimoviç që do të ndiqte kështu edhe ish-trajnerin e tij të PSG-së, Carlo Ancelottin. Dhe ardhja e gjigandit suedez në "Santiago Bernabeu" mund t’i jepte "dritën jeshile" bomberit të Real Madrid për t’u veshur kuqezi, edhe pse agjenti i sulmuesit francez ka përgënjeshtruar këtë hipotezë të mundshme. Kështu, agjenti i Karim Benzema, Karim Xhaziri, ka shuar menjëherë, pa lindur mirë idenë se klienti i tij mund të lërë Realin. Në fakt ai, për mikrofonët e TMW-së, ka thënë: "Nuk ka asnjë gjë me Milan, ai qëndron tek Reali dhe s’kam gjë tjetër për të shtuar".
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 20:59:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015