Dardanët e Dragashit kalojnë në LDK Postuar me | 21.07. - TopicsExpress



          

Dardanët e Dragashit kalojnë në LDK Postuar me | 21.07. 2013 Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) në Dragash, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kalimi i dardanëve në LDK është bërë sot në një konferencë për media. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e LDK-së nga Prishtina, Naser Osmani, Sadri Ferati , Nazim Bytyçi dhe Naser Rugova. Në këtë konferencë gjithashtu ishte i pranishëm edhe kryetari i deritashëm i LDD, Vahidin Halili, nënkryetari, Qamil Kolloni dhe dy kryesitë respektive, bashkë me FR Të LDK si dhe Forumin e Gruas të LDK. Në konferencën për media, kryetari i Degës, Fatmir Mehmeti tregoi rrjedhën e ngjarjeve që ka rezultuar deri te ky bashkim. “LDK-ja në këtë komunë aktualisht është subjekti më i madh me gjithsej 10 delegatë të Asamblesë komunale, që matematikisht krijon parakushtet e një fitoreje reale në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kështu përfundimisht LDK –ja tregon potencën e vet si subjekt i traditës”, tha Mehmeti. (boss) Burimi: botasot.info/lajme/232969/dardanet-e-dragashit-kalojne-ne-ldk/
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 17:29:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015