Dialogu i pabarabartë Kosovë - Serbi dhe pasojat Shkruan: - TopicsExpress



          

Dialogu i pabarabartë Kosovë - Serbi dhe pasojat Shkruan: Nehat Hyseni Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë që është duke u zhvilluar në nivel kryeministrash me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, me të drejtë është vlerësuar nga ish shefi i UNMIK-ut, z.Alexander Borg Oliver, si i parabartë dhe i dëmshëm për Kosovën. Kjo u pa edhe me mosratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Serbisë, duke mos e quajtur atë të denjë për ratifikim si Marrëveshje me karakter ndërkombëtar. Kosova ka hyrë në këtë dialog nga një pozitë e papranueshme, e çuditëshme dhe skajshmërisht e dëmshme për vet Kosovën, sepse jep mundësinë e krijimit të shtetit serb brenda Kosovës, duke e bërë ate shtet skajshmërisht jofunksional, ngjajshëm si Bosna. Gjithashtu, që në start nga pala kosovare është pranuar inferioriteti dhe gadishmëria e legalizimit të situatës jokushtetuese në një pjesë të territorit të saj, duke i ambistuar kriminelët e deridjeshëm, bile edhe duke i shpërblyer me poste dhe përgjegjësi shoqërore e publike. Ndërkaq, për arsye të pakuptueshme dhe do të thoja të papranueshme, nuk është përfillur parimi i reciprocitetit midis çështjes dhe statusit të shqiptarve në Serbi me atë të serbëve në Kosovë, duke i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës plotësisht jash këtyre bisedimeve. Bile as nuk janë përmenduar fare se ekzistojnë mbi tokë kjo pjesë e kombit, duke i lënë në mëshirën e fatit dhe duke ia lënë duartë e lira regjimit të saj diskriminues që ti dëboj nga trojet e tyre stërgjyshore. Sa duket, Qeveria e Kosovës dhe BE në heshtje janë pajtuar me Planin sekret të Qeverisë së Serbisë të vitit 2002 për shpërnguljen në heshtje të shqiptarve të Luginës së Preshevës. Pra, Serbia e ka marrë bekimin e tyre për ta çuar deri në fund këtë veprim makabër dhe jocivilizues! Kurse, nga ana tjetër, ata e ndihmojnë Serbinë për filimin e bisedimeve me BE-në, për anëtarsimin e saj. Kētë bindje edhe më tepër na e fuqizon fakti se Rezoluta për Luginën, e miratuar në 6 qershor nga Kuvendi i Kosovës, akoma nuk ka filluar të realizohet, në asnjë pikë të saj dhe në vend që të hiqet taksa diskriminuese kufitare, para pak kohe u vendos edhe taksa shtesë 100 euro për një kamion. Kjo ironi dhe kjo mospërfillje ka sjellë pasoja të kobëshme dhe pasoja të pariparueshme për shqiptarët e Luginës. Është e pakuptueshme dhe e pabesueshme se si Qeveria e Kosovës edhe 14 vjetë pas luftës nuk ka nisur procedurë të regjistrimit të të shpërngulurve shqiptarë nga Lugina si refugjatë pranë UNHCR-it, me çka kjo çështje do të institucionalizohej, duke u trajtuar si të barabartë refugjatët shqiptarë nga Serbia me refugjatët serbë nga Kosova . Ky fakt është i trishtueshëm dhe flet për neglizhencë dhe mospërfillje totale të kësaj pjese të kombit. Sikur ta kishte inicuar regjistrimin e tyre pranë UNHCR-it, tani edhe shqiptarët e Luginës do të mund të pranonin asistencë ndërkombëtare, ashtu si serbët e Kosovës, qoftë për krhimin e organizuar të tyre, apo për krijimin e kushteve për jetë pë ata shqiptarë që për arsyena të ndryshme nuk dojnë apo nuk guxojnë të kthehen. Pra, shteti i Republikës së Kosovës ka bërë dhe vazhdonë të bëjë lëshime të pafalëshme, kostoja e të cilave është tepër e lartë dhe shkatërrimtare për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Pasojat e saj ndihen fuqishëm si në pjesën e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina, që aktualisht gjenden në Kosovë, që vlerësohet të jenë mbi 15.000-20.000 dhe nuk janë ndihmuar me asnjë cent për tu sistemuar, si dhe për t u integruar. E të mos flasim për kthimin eventual të organizuar të tyre. Bile, siç e thamë, ata as nuk janë regjistruar pfare dhe nuk figurojnë askund si refugjatë, ashtu si është situata me serbët e Kosovës në Serbi.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 06:06:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015