E mbuluar por...? PDF | Print | E-mail El – Thulathah 06 Rabi - TopicsExpress



          

E mbuluar por...? PDF | Print | E-mail El – Thulathah 06 Rabi el Thani 1433 / 28 02 2012alt Dije motër e ndershme se ti kur e ke vendosur hixhabin ti je zbukuruar me një adhurim prej adhurimeve të Allahut, prandaj kjo është një nder i madh për ty dhe duhesh të mburresh me këtë. A nuk është për çudi që ajo e cila nuk është e mbuluar mburret me zhveshjen e sajë, atëherë pse ti mos të mburresh me hixhabin tënd? Falënderoje Allahun për dhuntinë e hixhabit, sa e sa vajza e dëshirojnë një gjë të tillë mirëpo nuk kanë arritur sukses në këtë rrugë. Oj motër e ndershme hixhabi yt është e gjithë pasuria jote. Zbukuroje brendësin tënde me devotshmëri ashtu siç e ke zbukuruar anën e jashtme me këtë hixhab i cili është shenjë e ndershmërisë, ke kujdes që sprovat mos të luajnë me ty ashtu siç kanë luajtur me të tjerat ku lindjen e bërën përendem e veriun e bërën jug. Ke kujdes nga "zhveshja e talljes" e cila vetëm emrin e ka veshje kurse në realitet ajo është zhveshje. Neve janë duke na sulmuar armiqtë tanë nga një derë e keqe, kanë filluar që ta fusin zhveshjen dhe rrobat e tejdukshme tek grat e muslimanëve, pa e vërejtur ne, armiqtë tanë po ti thuanin ndonjë muslimanje të ndershme: "Heqe hixhabin" ajo motër do të refuzonte dhe to të bërtiste menjëherë, armiqtë hyrën tek ne me një mashtrim që i ngjan mashtrimit të ujkut, e futen në mesin tonë një veshje e cila e përshkruan trupin e femrës dhe ia shfaq pjesët e trupit të sajë, na e luftuan nikabin këtë veshje të bukur dhe të përsosur. Oj motër! ixhabi është mbrojtje për ty, me të e arrin kënaqësinë dhe mëshirën e Zotit dhe Krijuesit tënd. Bindu kur ta veshësh hixhabin se ai është pjesë e fesë, është nënshtrim për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nuk është traditë dhe zakon. Ti me hixhabin tënd e ndal të keqën në vetën tënde dhe tek vëllai yt musliman. Kapu për hixhabin sipas sheriatit dhe thirri edhe motrat muslimane në të dhe dijeni se këtu është shpëtimi juaj. Shejh: Salim el-Axhemij Përktheu: -Ebu Merjem- botaislame
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 23:05:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015