EDHE HYMNI YNE KOMBETAR BEN PJESE NE METODAT E FELLIQURA TE ATYRE - TopicsExpress



          

EDHE HYMNI YNE KOMBETAR BEN PJESE NE METODAT E FELLIQURA TE ATYRE QE KERKOJNE NDRYSHIMIN E TIJ ! Gjithë mesazhi patriotik i poezisë së Asdrenit për Himnin Kombëtar ishte dhe është që shqiptarët të jenë të bashkuar për rretrh Flamurit, simbolit të tyre historik aq të lashtë. .Po ndërsa Asdreni,. si Rilindas i shquar, ngre lartë, më 1908, frymën e bashkimit të kombit, avokati Igli Totozani me deklarimin e tij “ndryshoni Himnin”, mbjell përçarjen në një kohë shumë trazuar ekonomike dhe politike. Për më shumë se nje shekull ky Himn ka qenë preludi i tërë aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Dhe, për më tëpër, për atë pjese të madhe të kombit që gjendët jashtë atdheut, ky himn ka qenë një fill i fuqishem që lidhte dhe lidh tërë zemrat e shqiptarëve me trungun kombëtar. Kurse deklarimi i këtij avokat është një thikë që e prêt këtë fill, duke lenduar gjithë zemrat shqiptare. Ndërsa Himni Kombëtar për nje qind e katër vjet rresht ushqente dhe ushqen rrënjët e shqiparizmës në çdo vend, deklarimi i avokat Iglit u vë kazmën këtyre rrënjëve. Çudi e madhe se si përseritët “historia” antiHimn.!! Ky avokat nuk është i pari që nis një betjë me simbolin mbarëkombëtar të Himnit. Në shekullin e kaluar kanë ndodhur tre rebelime kundër Himnit Kombëtar. Dy kundërvenie ishin gjat kohës së Monarkisë. Po ato u shuan si flakë kashtë, sepse patriotët e vertetë demokratë ngritën zerin në mbrojtje të rendesise dhe vlerave historike, të papërsëritshme të këtij Himni. Po në qoftë se gjat kohës së mbretërise Himni nuk u prek, ai u cenua në betëjën e tretë, gjat diktaturës moniste. Udhëheqja komuniste arriti të hiqte strofen, ku ishtë fjala “Zot”. Ndërsa tani, në shekullin XXI, kur sa ka filluar “kryqezata e katërt” antiHimn”, avokat Iglin nuk e tremb fjala “Zot” në poezinë e Asdrenit, po atë e shqetëson fjala “burre”. I prekur nga kjo fjalë ai nuk jep një opinion, po një gjykim kategorik: ”Ndërroni Himnin”. Duke qenë i veshur edhe me ndajshtimin, avokati i popullit, ai nga nje anë godit simbolin kombëtar të Himnit, dhe nga ana tjetër përpiqet , gjoja, të mbrojë të drejtat e grave edhe brenda Himnit, gje qe nuk ua paska bërë në kohën e vetë të Rilindjes Asdreni. Si nje avokat që mbron të drejtat e çdo grupimi shoqëror, ai thekson mendimin “se përfshirja edhe e grave në Himnin Kombëtar, i cili është shkruar nga Asdreni me 1908, do të ishtë nje sinjal pozitiv për barazinë gjinore.” Nuk është e veshirë të dallosh në këtë thënie të avokatit krahas fallcitëtit sociologjik për barazinë e grave me burrat, edhe anën profanë lidhur me poetiken, stilistiken edhe rregullat e vjersherimit; dihet se poetët mendojnë dhe me figura artistike përms metaforave, simboleve, metonimise, a po sinëkdokes, dhe është kjo e fundit qe të lejon të shprehesh pjesen për të tëren.….. Po të arsyetojme në mënyrë deduktive, mbështetur te ky gjykimi atëherë mjere poezija shqiptare se si do të rishikohet dhe redaktohet. Tani, tek degjoj shpërfilljen qe po i behen Himnit Kombëtar në këtë “kryqezatë” të katërt kunder tij, më vjen ndermend vlerësimi i lartë që i bentë Hile Mosi, atë kohe kur e solli atë në Atdhe, siç e deshmon Lasgushi në vepren e tij:”Fjalët e Himnit Hilë Mosi i pëlqente tëresisht.”Asdreni atyre iu ka dhënë mjaftë shkendija nga shpirti kryengritës” (L.Poradeci,Vep. f.370). Himni Kombëtar , sot, në vitin jubilar të njëqindvjetorit të pavarësisë në horizontin e shqiptarizmes është si një lis hijerëndë, që ka zënë rrënjë në ndërgjegjen kombëtare dhe nuk besoj se ka për t’u shkulur nga zemratë shqiptare. Le të kemi besim se ai do ta përballojë edhe këtë sulm të kryqëzatës së katërt antiHimn të këtij shekulli të ri, sepse ai tashme eshte bere pjese e ndergjegjes kombëtare, me gjithe atë opinioni patriotic nuk duhet të flerë gjume, sepse kalorësit e kesaj kryqëzate aspak dinjitoze i kanë hedhur shigjetat e para. Dhe ndër kohë po mprëhin jataganët e Ballaban Pashë Baderes. Ndersa Ballaban Pasha luftontë kunder kombit për lavdinë e turpshme, këta kalorës luftojnë simbolin mbarëkombëtar, Himnin e Kombit. Dhe, largqoftë, po e arritën këtë qellim, ata mund të ëndërrojnë betëjen tjetër, sulmin kundër vetë Flamurit, duke i gjetur lloj-lloj kleçkash. Re të turbullta thashë ethemesh kunder Himnit Kombëtar po afrohen gjithnje e më shume edhe në këtë vit jubiular, po le të shpresojme se ato do të davariten dhe mbare kombi nuk do të mbetet pa këtë simbol tanime shekullor. Me këtë rast le të shpresojme te fjalet e Asdrenit ”se kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë”. Është detyrë e çdo qytetari për të ruajtur me sa mundet simbolet kombëtare. Një komb që nuk bën kujdes për ruajtjen e simboleve, dëmton imazhin e tij para botës. Gjithësesi bota e qytëtëruar i ruan simbolet, nuk i prek ato, qofshin materiale, a po kulturore. Nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa treguar konkretisht kontrastin qe duket midis thënieve të Lagush Poradecit për Himnin Mbarekombëtar dhe deklarimeve të kalorsëve të Kryqëzatës së Katërt antiHimn sot: “Prej grupit të kengetareve shqiptare të mergimit mori lindjen Himni Kombëtar, me fjalet e të cilit në gojë luftonin çetat kryengritësve dhe vdisnin vdekjen e ëmbël dëshmoret e lirise”(L. Poradeci, Vepra Letrare, f.369 Në se Himni u përhaps në tëre Shqipërinë, duke zotëruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti të pelqyer, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymen, vetë e shenjtëroi.(L. P. Vepra…f. 371. A nuk bejnë nje antitëze të dukshme keto citime të nxjera nga vepra e Princit të poezisë shqiptare, krahasuar me deklarimin katëgorik: “Ndërroni himnin” ? Aq sa është e ligjshme dhe normale ruajtja e të drejtave të qytëtareve dhe e shtresave shoqerore, po aq është fisnike dhe ruajtja e simboleve kombëtare nga kushdo. Në këtë kuptim mendojme se është e pahijeshme që një avokat të stimulojë fushatën antiHimn. Po në rastin ë Himnit Kombëtar , kur flasim dhë diskutojmë për të duhet pasur parasysh edhe qenien e tij si si simbol mbarekombëtar. Këtë ngjyrim simbolik atij ia dha momenti historik. Ky himn qe erdhi fillimisht në Korçë,më 1908, u perhap në tërë Shqipërinë. Dhe kur qe kenduar për katër vjet me radhë në fushë e në mal, në qytët e në fshat, u fut dhe në Kuvendin historik të Vlorës. U këndua dhe u firmos nga delegatët e atij kuvendi mbarekombëtar me në krye Ismail Qemal Bej Vlora. U bekua dhe u shenjtërua prej Tij. Duke shoqeruar ngritjen ë flamurit më 28 Nëntor 1912, Himni i Flamurit është bërë qysh në atë kohë një fakt historik, Himn i Kombit, nje simbol mbarekombëtar. Asnje himn tjetër, sado i përsosur qe të jetë nuk mund ta zevendesoj atë. Prandaj ..., gjithe shqiptaret kudo qe janë, të tregojnë dashuri dhe nder edhe ta lartësojnë këtë Himn për frymen e tij të shqipetarizmes dhe të bashkimit kombëtar.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 07:20:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015