EJA EDHE NJË HERË - FATMIR MUJA Eja! Eja dhe pastaj ik prapë - TopicsExpress



          

EJA EDHE NJË HERË - FATMIR MUJA Eja! Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet! Kur unë të jem dënuar nga harresa Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë Eja se dua ta kem plagën e freskët Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta Eja edhe një herë dhe më çmëso Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja! Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit Prapë se prapë ato jetojnë me borën. Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin, Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin, Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin. Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu Ti eja kur të kem shkuar unë atje Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava Se që kur u ndanë Ademi e Hava Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy: E para: “Kam nevojë për ty se të dua”, E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 17:09:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015