Edhe Reali e Barca ndjekin Llorenten - TopicsExpress



          

Edhe Reali e Barca ndjekin Llorenten Pas klubeve angleze, edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, janë duke monitoruar situatën e sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente – raporton Sport. Mësohet se futbollisti spanjoll, i cili kompletoi kalimin e tij te Zonja e Vjetër gjatë kësaj vere, nuk është i lumtur në Serie A, prandaj janë përhapur spekulime se ai mund të shkojë në një kampionat tjetër që në janar. Të dielën raportuam se Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea janë duke përcjellë situatën e 28-vjeçarit, ndërsa kësaj gare tash i janë bashkuar edhe Los Blancos dhe Blaugranët.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 20:30:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015