Elkan: Nuk është faji ynë që gjyqtarët gabojnë Një ditë - TopicsExpress



          

Elkan: Nuk është faji ynë që gjyqtarët gabojnë Një ditë pas fitores së vuajtur me rezultatin 2-1 në “Bentegodi” kundër Kievos, presidenti i “Fiat”-it Xhon Elkan ka vizituar ekipin, duke i bërë më pas një bilanc momenti “Zonjës”. Fillimisht Elkan ka folur për mesfushorin Andrea Pirlo, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin bardhezi. Më pas, i pyetur për të ardhmen e lojtarit, si dhe për “sirenat” spanjolle që dëgjohen në merkato për të, ka deklaruar: “Preferoj që të mos komentoj interesin e klubeve spanjolle, angleze apo të skuadrave të tjera. Pirlo është një lojtar i madh, ekipi është përforcuar dhe objektivi ynë është që të mbetemi kompetitivë siç jemi prej disa sezonesh. Vullneti ynë është që lojtari të rinovojë dhe të shohim se si do të procedojnë gjërat në ditët e ardhshme”. Elkan është ndalur dhe tek organika e ekipit të drejtuar nga Antonio Konte, duke thurur elozhe, në veçanti për dy sulmuesit e “Zonjës”, Karlo Tevez dhe Fernando Jorente: “Kemi një skuadër të fortë, – shpjegon presidenti i kompanisë ‘Fiat’. – Për mua lojtarët që më kanë impresionuar pozitivisht më tepër në këtë sezon janë Jorente, i cili po tregon se është një sulmues i madh, dhe Tevez, që është i denjë për të veshur fanellën me numër 10″. Në fund ai e mbyll prononcimin, duke analizuar episodin që bëri të diskutohej në ndeshjen kundër Kievos: “Kur ka gabime trashanike nga gjyqtari të vjen keq. Nuk është faji ynë dhe ky klub nuk është ankuar kurrë për sa u përket vendimeve të klasës arbitrare”.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 19:44:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015