Emma Al Rose Më fal o Njeri! Më fal që padashur me fjalën - TopicsExpress



          

Emma Al Rose Më fal o Njeri! Më fal që padashur me fjalën time të vrava ! ... Më fal! Më fal Ti , që nuk të erdhi kurrë telefonata ime , se Uni im ishte tepër i zënë!... Më fal! Më fal Ti , Mik/e i/e mirë , që ishe kur unë kisha nevojë , por në çastin tënd , egoizmi im të përjashtoi nga rëndesa që do kishin hallet e tua mbi shpirtin tim!... Më fal! Më fal Ti , që fjalët dhe veprimet e tua i vesha me paragjykimin tim!... Më fal! Më fal Ti , që ndoshta nuk të thashë kurrë Je i/e rendesishem per mua , sepse frika te humbas distancën e zemrave , më tremb!... Më fal! Më fal Ti , që padashur sekretin tënd , e bëra të udhëtonte gojë më gojë! ... Më fal! Më fal dhe ti , që ndoshta gënjeshtrat e tua , bëra sikur i besova! Sepse kështu i hapa derën iluzioneve të tua .... Më fal! Më fal dhe Ti , që me delirin e madhështisë dhe indiferentizmin tim , të bëra të ndiheshe inferior , kur zemra jote zjente nga mirësia !!... Më fal! Më fal Ti , që me gabimet e mia të bëra të largohesh prej meje!... Më fal! Më falni dhe për gabimet që ndoshta nuk do ti bëj kurrë , por, Ti , je më i /e rëndesishëm sesa egoizmi im!... Nuk është kaq e vështirë të thuash: MË FAL! Unë e bëra! Tani është radha Juaj!
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 16:24:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015