FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës - TopicsExpress



          

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare qbz.gov.al Nr. 134 9 gusht 2013 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i KM nr. 632, datë 31.7.2013 Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr. 498, datë 30.5.2013 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”....................................................... 5887 Udhëzim i MF nr. 23, datë 30.7.2013 Për disa shtesa e ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.6.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar....................................... 5889 Udhëzim i MF nr. 24, datë 30.7.2013 Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 12, datë 18.5.2011 “Për procedurat e zbatimit të ligjit nr. 10 148, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar......................................................... 5890 Udhëzim i MASH nr. 19, datë 30.7.2013 Për një ndryshim në udhëzimin nr. 14, datë 9.7.2013 “Për procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, të ofruara nga institucionet private të arsimit të lartë, si edhe për transferimin e studimeve në këto institucione për vitin akademik 2013-2014”.................................................... 5892 Urdhër i MASH nr. 315, datë 2.8.2013 Për miratimin e formës së studimit, me kohë të pjesshme të programeve të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Universitetin e Tiranës............................................................................. 5893 Urdhër i MD nr. 306, datë 31.7.2013 Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 279, datë 14.6.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale”.......................................................................... 5893 Vendim i KMDHP nr. 6, datë 5.8.2013 Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për sigurimin e të dhënave personale............................................................... 5894 Udhëzim i KMDHP nr. 38, datë 5.8.2013 Për veprime të Komitetit Shqiptar të Birësimit përpara fillimit të përpunimit të të dhënave personale........................................... 5897 Udhëzim i KMDHP nr. 39, datë 5.8.2013 Për përpunimin e të dhënave personale në regjistrat publikë............. 5898 5887 VENDIM Nr. 632, datë 31.7.2013 PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR. 498, DATË 30.5.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PROCEDURAT E SHËNJIMIT TË NAFTËS BRUTO DHE NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5 të nenit 54 të ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 498, datë 30.5.2013 të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme: 1. Në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit, kudo data “...1 korrik 2013...” zëvendësohet me “...1 gusht 2013 ...”. 2. Pas aneksit 1, bashkëlidhur vendimit, shtohet aneksi 2 sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha 5888 Për t’u plotësuar në 6 kopje: kopja e bardhë origjinale për GFI, kopja rozë për klientin, kopja e kuqe për terminalin, kopja jeshile për shoferin, kopja blu për doganën, kopja e verdhë për të qëndruar në libër. Formular shërbimi Emri i degës: __________________ Kodi i degës: __ Nr. serial Nga: GFI Albania (“Ofruesi i shërbimit “) Për: Kompania e karburantit (“Klienti”) Datë: Për shërbimin e markimit të produkteve të karburanteve të urdhëruara si më poshtë: Nr. ref. i doganës Nr. i faturës së parapaguar Targa e kamionit/rimorkio Lloji i karburantit për dhomë: Kodi HS benzinë, d1, d2, solar/mazut Volumi për shërbim markimi (litra) Volumi për shërbim markimi T1 (M1/M2), sasia ml 1 27101 10 27101 1 10 1 10 Numri i Pullës së Sigurisë _____________________ 2 27101 11 27101 2 11 2 11 3 27101 12 27101 3 12 3 12 4 27101 13 27101 4 13 4 13 5 27101 14 27101 5 14 5 14 6 27101 15 27101 6 15 6 15 7 27101 16 27101 7 16 7 16 8 27101 17 27101 8 17 8 17 9 27101 18 27101 9 18 9 18 Totali i litrave: Të dhënat e dispeçerit të GFI Albania Të dhënat e operatorit të markimit të GFI Albania Emri: Nënshkrimi: Emri: Nënshkrimi: Konfirmimi (të plotësohet nga përfaqësuesi i klientit): Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se të gjitha të dhënat e mësipërme janë të sakta dhe shërbimi është kryer në praninë time. Përfaqësuesi i kompanisë Nënshkrimi: Shoferi Nënshkrimi: Informacion i brendshëm (për përdorim vetëm nga GFI Albania) Lloji i karburantit Sasia totale e markuar (litra) “DATA ENTRY të PROCESUARA” Vula GFI Albania Litra në total: Aneks 2 KONFIRMIM I SHËRBIMIT TË MARKIMIT GFI kopje origjinale Republika e Shqipërisë Ministria e Financave 5889 UDHËZIM Nr. 23, datë 30.7.2013 PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 5, DATË 30.6.2006 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të nenit 40 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat’’, të ndryshuar, Ministri i Financave UDHËZON: Në udhëzimin nr. 5, datë 30.6.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: 1. Pasqyra nr. 1 “Tabela e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”, e përmendur në pikën 2.5.1, zëvendësohet me pasqyrën nr. 1 “Tabela e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi si pjesë përbërëse e tij. 2. Pika 2.4 ndryshon si më poshtë: “2.4 Në zbatim të nenit 8/1 “Të ardhura të përjashtuara”, përjashtohen nga detyrimi për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale: 1. Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për familjet dhe individët pa të ardhura apo me të ardhura të ulëta sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës; 2. Bursat e nxënësve dhe studentëve, pavarësisht nga burimi i financimit, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale, deri në masën e përcaktuar në dispozitat e legjislacionit dhe dispozitave nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë që sanksionojnë bursat e nxënësve dhe studentëve; 3. Shpërblimet e marra për rastet e sëmundjeve apo fatkeqësive, në përputhje me dispozitat e legjislacionit dhe dispozitave nënligjore në fuqi. Këtu përfshihen shpërblimet e dhëna nga punëdhënësi të punësuarve për raste sëmundjesh apo fatkeqësish, por masa e shpërblimit që përjashtohet nga tatimi nuk duhet të kalojë 20% të të ardhurave vjetore nga punësimi të punonjësit përfitues të shpërblimit; 4. Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare apo në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike. Në çdo rast përjashtimi duhet të bazohet në dokumentacionin ligjor që vërteton natyrën e këtyre të ardhurave; 5. Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Në çdo rast, përjashtimi duhet të bëhet vetëm pasi të jetë depozituar dokumentacioni ligjor (dispozitat e marrëveshjes) që japin përjashtimin, si dhe të jenë respektuar procedurat e vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për këtë qëllim; 6. Të ardhurat e përfituara, si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish-të dënuarit politikë; 7. Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve; 8. Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore; Përfitimet për punonjësit e larguar nga puna për të cilët Gjykata ka vendosur kthimin në vendet e punës dhe përfitimin e pagës deri në momentin e kthimit në punë, nuk janë objekt përjashtimi; 5890 9. Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë, të dhëna nga institucionet buxhetore, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit, të përcaktuara, gjithashtu, në ligjin vjetor përkatës “Për buxhetin e shtetit”; 10. Të ardhurat që një fermer i regjistruar përfiton nga shitja e tokës bujqësore te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor.”. 2. Në pikën 2.8.4.1, pas pikës “c” shtohet pika “ç” me këtë përmbajtje: “ç) taksa mbi ndërtesën”. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I FINANCAVE Ridvan Bode Pasqyra nr. 1 TABELA E TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE NGA PUNËSIMI E ardhura e tatueshme (në muaj) Përqindje Mbi (lekë) Deri në (lekë) 0 30.000 30.001 + Më tepër + 10% mbi pagën bruto UDHËZIM Nr. 24, datë 30.7.2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 12, DATË 18.5.2011 “PËR PROCEDURAT E ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 10 148, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 102/4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit nr. 10148, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor doganor”, të ndryshuar, Ministri i Financave UDHËZON: 1. Në seksionin I “Procedura e legalizimit të kapitalit”, pika 1.11, te shembulli, “data 15 shtator 2011”, bëhet “15 shtator 2013” dhe data “20 qershor 2012”, bëhet “20 qershor 2014”. 2. Në seksionin I, pika 2 “Rivlerësimi i pasurive të personave juridikë”, fjalia e parë e pikës 2.2, ndryshon si më poshtë: 5891 “Me termin “vlerë kontabël” të pasurisë së paluajtshme kuptohet vlera fillestare e blerjes së pasurisë minus amortizimin e akumuluar deri në datën 31.12.2012 dhe amortizimin e vitit ushtrimor 2013 deri në datën e rivlerësimit të pasurisë.”. 3. Në seksionin I, pika 2 “Rivlerësimi i pasurive të personave juridikë”, fjalia e parë e pikës 2.6, ndryshon si më poshtë: “Pasqyrat financiare të vitit 2013 që subjekti dorëzon pranë organeve tatimore brenda datës 31 mars 2014 duhet t’u bashkëlidhen pasqyrat analitike të vlerës kontabile të pasurive (aktiveve afatgjata të materialeve), të rivlerësuara dhe të legalizuara, si dhe pasqyra analitike e llogaritjes së amortizimit.”. 4. Në seksionin I, pika 2 “Rivlerësimi i pasurive të personave juridikë”, fjalia e parë e pikës 2.7, ndryshon si më poshtë: “Diferenca midis vlerës kontabël të regjistruar në pasqyrat financiare të vitit 2012 dhe vlerës që rezulton nga rivlerësimi për shkak të legalizimit të tyre, pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2013 është e amortizueshme për efekte fiskale.”. 5. Në seksionin II, nënndarja II/1 “Falja e detyrimeve tatimore”, pika 3/a ndryshohet me këtë përmbajtje: “Detyrimet tatimore të papaguara nga persona fizikë, subjekte të taksës vendore të biznesit të vogël, që i përkasin periudhës tatimore deri më 31.12.2010, falen pa asnjë pagesë;”. 6. Në seksionin II, nënndarja II/1 “Falja e detyrimeve tatimore” në fund të shkronjës “c” të pikës 5.2 shtohet paragrafi: “Si datë evidentimi në regjistrat tatimorë do të konsiderohet: i) Data e njoftim-vlerësimit tatimor, në rastet kur detyrimi ka lindur nga një vlerësim nga zyra, verifikim në vend apo kontroll tatimor; ii) Data e dorëzimit të deklaratës, në rastet kur detyrimi tatimor ka lindur si rezultat i vetëdeklarimit; iii) Data e kontabilizimit të aktvlerësimit tatimor nga zyra, aktverifikimet ose procesverbalit të gjobës, si dhe data e kontabilizimit të aktkontrollit tatimor, nga të cilët ka rezultuar një detyrim tatimor, por nga administratat tatimore vërtetohet se nuk është lëshuar njoftim-vlerësimi tatimor.”. 7. Në seksionin II, nëndarja II/1 “Falja e detyrimeve tatimore”, në fund të shkronjës “h” të pikës 5.2 shtohet paragrafi: “Për tatimpaguesit me status pasiv deri më 31.1.2010, kompensimi me tepricat kreditore për tatim fitimin bëhet pa kërkesën e tyre.”. 8. Në seksionin II, nëndarja II/1 “Falja e detyrimeve tatimore”, paragrafi i dytë i pikës 5.3 ndryshohet si më poshtë: “Në rastet e gjobave për mosdorëzim të deklaratës tatimore, kur tatimi (principali) është zero, falen të gjitha këto gjoba për periudhën deri në datën 31 dhjetor 2010, me kusht që të dorëzohen deklaratat për këto periudha brenda periudhës së zbatimit të ligjit, pavarësisht nga data e kontabilizimit të tyre.”. 9. Në sesionin II, nëndarja II/1 “Falja e detyrimeve tatimore”, në fund të pikës 2 shtohet paragrafi sa më poshtë: “Në zbatim të neneve 19 dhe 20, si dhe nenit 28 (pika 2) të ligjit për shuarjen e detyrimeve tatimore, të cilat kanë plotësuar afatin e parashkrimit në zbatim të nenit 100 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, procedohet: Drejtoria e Mbledhjes së Borxhit në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse duhet të evidentojë në një listë të gjitha detyrimet tatimore, të cilat në zbatim të nenit 100 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë plotësuar afatin e parashkrimit. Lista përmban në mënyrë të detajuar të gjitha të dhënat në lidhje me detyrimin tatimor të parashkruar, ku ndër të tjera duhet të listohen: emri i personit fizik ose juridik, NIPT-i, periudha 5892 tatimore, lloji i tatimit, data e situatës debitore, numri i protokollit të aktit, data e evidentimit në regjistrat e administratës tatimore, shuma e tatimit, masa e gjobës, kamatëvonesat, periudha tatimore, numri i vlerësimit tatimor për tatimet e informatizuara etj. Komisioni brenda afateve të parashikuara në nenin 28 “Procedura e shuarjes së borxhit” të ligjit, pas shqyrtimit të listës, përmes një procesverbali të nënshkruar nga të gjithë anëtarët, miraton shuarjen e detyrimeve të parashkruara të debitorëve që plotësojnë kriteret sipas përcaktimeve të ligjit. Pas nënshkrimit të procesverbalit nga anëtarët e Komisionit, ky procesverbal i dërgohet Drejtorisë së Menaxhimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit, e cila duhet të bëjë veprimet përkatëse në lidhje me shuarjen e këtij detyrimi.”. 10. Në seksionin V “Procedurat administrative dhe të evidentimit që ndjek administrata tatimore”, data 28.2.2012 zëvendësohet me datën 28.2.2013. 11. Kudo në këtë udhëzim dhe në anekset bashkëlidhur, ku shkruhet ligji nr. 10 148, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, shtohet fjala “i ndryshuar”. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi dhe falja në përputhje me dispozitat e ligjit dhe këtij udhëzimi, mund të ushtrohet deri në datën 31 dhjetor 2013. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I FINANCAVE Ridvan Bode UDHËZIM Nr. 19, datë 30.7.2013 PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 14, DATË 9.7.2013 “PËR PROCEDURËN E PRANIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË DHE TË DYTË, TË OFRUARA NGA INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË, SI EDHE PËR TRANSFERIMIN E STUDIMEVE NË KËTO INSTITUCIONE PËR VITIN AKADEMIK 2013-2014” Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 5 të nenit 33, pikës 1 të nenit 34 dhe të nenit 35 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, UDHËZOJ: 1. Në udhëzimin nr. 14, datë 9.7.2013 “Për procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, të ofruara nga institucionet private të arsimit të lartë, si edhe për transferimin e studimeve në këto institucione për vitin akademik 2013-2014”, shkronja “e” e pikës 8 ndryshohet si më poshtë: “e) Studentët, të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe janë diplomuar në të njëjtën IAL private, ku aplikojnë për t’u regjistruar në programet e studimit “Master Profesional”, “Master i Shkencave”, “Master i Arteve të Bukura” nuk janë të detyruar të dorëzojnë për regjistrim dokumentacionin e përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “d” të pikës 8.”. 2. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria për Zhvillimin e Arsimit Jopublik, Agjencia Kombëtare e Provimeve, si edhe institucionet private të arsimit të lartë. 3. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS Myqerem Tafaj 5893 URDHËR Nr. 315, datë 2.8.2013 PËR MIRATIMIN E FORMËS SË STUDIMIT, ME KOHË TË PJESSHME TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË UNIVERSITETIN E TIRANËS Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 24 të ligjit nr. 9741 , datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Miratimin në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të formës së studimit me kohë të pjesshme, të programeve të studimit, të ciklit të parë “Bachelor” në: a) Gjuhe angleze, b) Gjuhë italiane, c) Gjuhë frënge, d) Gjuhë gjermane. 2. Programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të pjesshme, sipas pikës 1 të këtij urdhri, të fillojnë në vitin akademik 2013-2014. 3. Efektet financiare, për zbatimin e këtij urdhri, përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë. 4. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS Myqerem Tafaj URDHËR Nr. 306, datë 31.7.2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË URDHRIN NR. 279, DATË 14.6.2012 TË MINISTRIT TË DREJTËSISË “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE NOTERIALE” Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 7 pika 2 të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 26 të ligjit nr. 7829, datë 1.9.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Në aneksin 1 bashkëlidhur urdhrit nr. 279, datë 14.6.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e tarifave të shërbimeve noteriale”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në listën e tarifave të shërbimeve noteriale, shfuqizohet emërtimi i shërbimit: i) “Kontratë qiraje (të shikohet sipas afatit)” me tarifë 4.000 lekë; ii) “Kontratë huaje, kontratë huapërdorjeje” me tarifë 4.000 lekë; iii) “Depozitim shume” me tarifë 4.000 lekë; 5894 iv) “Depozitim pasurie me vlerë” me tarifë 10.000 lekë; si dhe v) “Vërtetim nënshkrimi në deklarata personale” me tarifë 1.000 lekë. b) Në listën e tarifave të shërbimeve noteriale, ndryshohet tarifa për shërbimet e mëposhtme: Emërtimi i shërbimit Tarifa Kujtesë noteriale brenda vendit 2.000 lekë Kujtesë noteriale jashtë vendit 4.000 lekë c) Në listën e shërbimeve noteriale, shtohen shërbimet e mëposhtme: Emërtimi i shërbimit Tarifa Kontratë shkëmbimi 10.000 lekë Kontratë koncesioni 15.000 lekë Kontratë për kalimin e pronësisë pas procesit të legalizimit 3.000 lekë Kontrata të tjera, që nuk përfshihen në këtë listë shërbimesh 7.000 lekë Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë testamentare 15.000 lekë Lëshimi i dëshmisë së trashëgimisë ligjore 10.000 lekë 2. Ngarkohen të gjithë noterët për zbatimin e këtij urdhri, si dhe afishimin e tij në një ambient të dukshëm në zyrën noteriale. 3. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë që, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë, të bëjë njoftimin e këtij urdhri dhe ndjekjen e zbatimit të tij në vijimësi. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I DREJTËSISË Eduard Halimi VENDIM Nr. 6, datë 5.8.2013 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR SIGURIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE Mbështetur në pikën 5 të nenit 27 të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale VENDOSI: Përcaktimin e disa rregullave të detyrueshme për t’u zbatuar nga kontrolluesit publikë e privatë gjatë përpunimit të të dhënave personale, si vijon: Kontrolluesi detyrohet: 1. Të përcaktojë kategoritë e të dhënave personale dhe sensitive që përpunon. 2. Të përcaktojë nivelet e aksesit në të dhëna në përputhje me profilin e punës, në funksion të përpunimit dhe të mbrojtjes së të dhënave. 5895 3. Të hartojë dhe të miratojë rregullore “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, mbështetur në projektrregulloren tip të hartuar nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 4. Të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të garantojë që stafi të jetë i ndërgjegjësuar dhe i trajnuar rreth nevojës së sigurisë dhe përforcimit të saj. 5. Të hartojë dhe të zbatojë politikën e privatësisë. 6. Për çdo punonjës që kryesisht përpunon të dhëna sensitive të nënshkruajë “Deklaratën e konfidencialitetit”, sipas modelit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 7. Të hartojë dhe të zbatojë rregulla për sigurinë e aksesit të ambienteve në të cilin ushtron veprimtarinë e tij. 8. Të hartojë dhe të zbatojë rregulla për “Tavolinë pune të pastër”. 9. Të bëjë inventarë për pajisjet elektronike, si: kompjuter, fotokopje, server, laptop etj. 10. Të hartojë dhe të zbatojë procedura të shkruara për nxjerrjen e pajisjeve elektronike jashtë ambienteve të kontrolluesit. 11. Të hartojë dhe të zbatojë procedura të shkruara për mbajtjen e regjistrimeve, lidhur me modifikimet, shkatërrimet dhe transferimet e të dhënave gjatë përpunimit të tyre. Procedurat duhet të parashikojnë përpunimin e të dhënave në mënyrë manuale dhe në mënyrë elektronike. 12. Të hartojë dhe të zbatojë procedura të shkruara “Për vazhdimësisë e biznesit” në rast incidentesh dhe të shkeljes së sigurisë. Sistemi të garantojë integritet, disponueshmëri dhe besueshmëri në mënyrë të vazhdueshme. 13. Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara në këtë udhëzim dënohet sipas nenit 39 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të ndryshuar. Janë përgjegjës për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi të gjithë kontrolluesit publikë dhe privatë, të cilët gjatë veprimtarisë së tyre të punës duhet të zbatojnë edhe parashikimet ligjore të përcaktuara në udhëzimin nr. 21, datë 24.9.2012 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë të të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj”, të ndryshuar dhe udhëzimi nr. 22, datë 24.9.2012 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë të të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e vegjël”, të ndryshuar. Vendimi nr. 1, datë 4.3.2010 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për sigurimin e të dhënave personale”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KOMISIONERE Flora Çabej (Pogaçe) 5896 5897 UDHËZIM Nr. 38, datë 5.8.2013 PËR VEPRIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË BIRËSIMIT, PËRPARA FILLIMIT TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE Mbështetur në shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 30 të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale UDHËZON: 1. Në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe qëllimin e këtij udhëzimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Subjekt i të dhënave personale” janë birësuesi/t dhe i/e birësuari/a; b) “Kontrollues i të dhënave personale” është Komiteti Shqiptar i Birësimit dhe agjencitë e ndërmjetësimit. 2. Kontrolluesit mund të përpunojë të dhëna personale të birësuesve dhe të birësuarve vetëm: a) nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin me shkrim, veprim, i cili për përpunimin e të dhënave sensitive mund të revokohet në çdo moment; b) për të mbrojtur interesat jetikë të të birësuarit; c) për përmbushjen e veprimtarisë së punës të Komitetit Shqiptar të Birësimit; d) nëse është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Komitetit Shqiptar të Birësimit. 3. Kontrolluesit në kryerjen e procedurave të birësimit: a) përpunojnë të dhëna personale në përputhje me ligjet respektive; b) grumbullojnë të dhëna vetëm për qëllime të birësimit të fëmijës; c) mbledhin të dhëna të sakta dhe në përputhje me qëllimin e caktuar pa e tejkaluar atë; d) bëjnë përditësimin e të dhënave; e) bëjnë fshirjen apo korrigjimin e të dhëna që i identifikojnë të pasakta apo të paplota ose kur i kërkohet nga subjektet e të dhënave paraprakisht vlerësojnë nëse duhen kryer këto veprime; f) mbajnë të dhënat në atë formë, që të lejojnë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një afat kohor të caktuar deri në përmbushjen e qëllimit për të cilin ato janë mbledhur ose përpunuar. 4. Kontrolluesit gjatë përpunimit të të dhënave personale marrin masa organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat në dokumentacionin birësues në përputhje me ligjet respektive dhe udhëzimet nr. 21 dhe nr. 22, datë 24.9.2012, respektivisht “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj” dhe “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e vegjël”, të ndryshuar . 5. Punonjësit e kontrolluesit që për shkak të detyrës kanë informacion për birësimin, për të dhënat që identifikojnë fëmijën, prindërit biologjikë dhe birësuesit, nënshkruajnë deklaratë për ruajtjen e konfidencialitetit dhe besueshmërisë gjatë dhe pas ushtrimit të funksionit. 6. Kontrolluesit, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, detyrohen të zbatojnë të drejtat e subjektit të të dhënave në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. 7. Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara në këtë udhëzim dënohet sipas nenit 39 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të ndryshuar. 8. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Komiteti Shqiptar i Birësimit dhe agjencitë e ndërmjetësimit. 5898 Udhëzimi nr. 8, datë 31.8.2010 “Për veprime të kontrolluesit, Komiteti Shqiptar i Birësimit, përpara fillimit të përpunimit të të dhënave personale”, shfuqizohet. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KOMISIONERE Flora Çabej (Pogaçe) UDHËZIM Nr. 39, datë 5.8.2013 PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE NË REGJISTRAT PUBLIKË Në mbështetje të shkronjës “f” të pikës 1 të nenit 31 të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale UDHËZON: 1. Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i rregullave të detyrueshme për zbatim nga institucionet publike në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale që përmbajnë regjistrat publikë. 2. Ky udhëzim i drejtohet dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjitha institucionet publike, të cilat në bazë të një akti ligjor ose nënligjor administrojnë dhe bëjnë publike të dhëna personale që përmbahen në një regjistër publik. 3. Në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qëllimin e këtij udhëzimi termat e mëposhtëm do të kenë kuptimin si vijon: a) “Regjistër publik” është çdo regjistër, listë apo bazë të dhënash personale që mbahet nga kontrolluesi, publikohet në bazë të një akti ligjor ose nënligjor dhe është i hapur ndaj publikut për marrjen e informacionit që përmban; b) “Institucion publik” është kontrolluesi, i cili në bazë të një akti ligjor ose nënligjor, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale të mbledhura në kuadër të një regjistri publik. 4. Regjistrat publikë ndahen në: a) Regjistra që përmbajnë të dhëna personale të natyrës sociale, si: regjistri i lindjeve, regjistri i martesave, regjistri i vdekjeve, regjistri i fitimit të shtetësisë, regjistra me rezultate konkursesh; b) Regjistra që përmbajnë të dhëna personale të natyrës politike, si: lista e zgjedhësve, lista e personave që përfitojnë nga amnistia/falja; c) Regjistra që përmbajnë të dhëna personale të natyrës financiare, si: titujt e pronësisë, kartelat e pronës, të dhëna nga skema e përfitimit nga sigurimet shoqërore, listën e personave që kualifikohen/përfitojnë nga legalizimi, të dhëna bankare. 5. Lista mbi llojet e regjistrave të përmendura në pikën 4, nuk është shteruese dhe subjekt i këtij udhëzimi do të jenë të gjitha llojet e regjistrave që përmbushin kriteret e përkufizimit të termit të paraqitur në pikën 3 germa “a”. 6. Çdo institucion publik, gjatë administrimit të regjistrit, nuk duhet të kryejë veprime ose të përfshihet në praktika që mund të vijnë në kundërshtim me parimet e përpunimit të të dhënave personale dhe me qëllimin fillestar për të cilin është bërë mbledhja e tyre, në lidhje me të dhënat që ata mbledhin, përpunojnë, përhapin apo transferojnë nga ky regjistër. 7. Të dhënat personale që përmbajnë regjistrat publikë duhet të përdoren sipas qëllimit fillestar për të cilin janë mbledhur dhe nuk duhet të renditen ose kombinohen me të dhëna personale 5899 që përmbahen në një tjetër regjistër publik, me qëllimin e bërjes së disponueshme të një informacioni që nuk mund të merret drejtpërdrejt nga ky regjistër. 8. Bërja publike e të dhënave nga regjistrat publikë dhe qëllimi i mbledhjes duhet të jetë i parashikuar shprehimisht në ligjin ose aktin nënligjor të veprimtarisë së kontrolluesit dhe informacioni që bëhet i aksesueshëm për publikun duhet të jetë në përputhje me qëllimin fillestar për të cilin janë mbledhur të dhënat personale. 9. Në rastet kur ligji ose akti nënligjor nuk shprehet për qëllimin e mbledhjes së të dhënave dhe përfshirjen në regjistrat publikë, por shprehet vetëm për detyrimin e bërjes publike të këtij informacioni është detyrë e kontrolluesve që në frymën e ligjit të vlerësojnë se cila pjesë e informacionit që përmbajnë këta regjistra duhet të bëhet publike në përputhje me qëllimin. 10. Në rastet kur ligji ose akti nënligjor nuk shprehet për mënyrën, mjetet dhe format e bërjes publike të të dhënave personale nga regjistri publik ose e lë këtë në diskrecion të institucionit publik, duhet zgjedhur mënyra më e përshtatshme e publikimit, për të shmangur komunikimin te palët e treta, që nuk kanë interes të drejtpërdrejtë me informacionin që përmban ky regjistër. 11. Të dhënat personale që përmban një regjistër publik nuk duhet të bëhen të disponueshme për publikun nëpërmjet mjeteve elektronike apo internetit, përveç rastit kur bërja publike në këtë mënyrë është e parashikuar në mënyrë të shprehur në ligjin ose aktin nënligjor specifik. 12. Gjatë fazës së mbledhjes së informacionit drejtpërdrejtë nga subjektet e të dhënave personale për qëllime të përfshirjes rishtas në një regjistër publik, institucioni publik duhet të sigurohet që subjekteve t’u bëhet e qartë që informacioni i mbledhur do të përfshihet në një regjistër, i cili do të jetë i hapur për publikun. 12.1 Informimi që mbledhja e këtyre të dhënave do të përfshihet në një regjistër të hapur për publikun në bazë të detyrimi ligjor specifik duhet të përmbajë, informimin e subjekteve në lidhje me seksionin e ligjit ose aktin nënligjor specifik, qëllimin e mbledhjes, bërjes publike dhe informacion mbi pasojat e parashikuara nëse ky informacion nuk mblidhet. 13. Koha e bërjes publike të të dhënave në regjistrin publik duhet të jetë e limituar, përveç rasteve kur vetë ligji parashikon publikimin e tyre për një afat të pacaktuar. Në rastet e tjera informacioni duhet të jetë publik për aq sa është i nevojshëm informimi i publikut në lidhje me informacionin që përmbajnë këta regjistra në përputhje me qëllimin. 13.1 Në ato raste, kur ligji nuk shprehet për kohën e bërjes publike të të dhënave që përmban një regjistër, atëherë është detyrë e kontrolluesit që të vlerësojë kohën e nevojshme për të lënë informacionin të hapur ndaj publikut. Kjo kohë nuk mund të jetë për një afat të pacaktuar. 14. Institucioni publik duhet të marrë masa për të shmangur komunikimin te palët e treta të të dhënave personale, të cilat janë të përfshira në një regjistër publik dhe që kanë të bëjnë me të dhënat personale të subjekteve të të dhënave, privatësia apo konfidencialiteti i të cilave mund të cenohet në mënyrë të veçantë. 15. Institucioni publik merr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale të përfshira në një regjistër publik, në përputhje me udhëzimet e miratuara nga Komisioneri nr. 21, datë 24.9.2012 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e mëdhenj”, të ndryshuar, dhe udhëzimin nr. 22, datë 24.9.2012 “Për përcaktimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë të të dhënave personale të përpunuara nga kontrolluesit e vegjël”, të ndryshuar. 16. Moszbatimi i kërkesave të këtij udhëzimi nga institucioni publik përbën shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe dënohet sipas nenit 39 të tij. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KOMISIONERE Flora Çabej (Pogaçe) Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare ose pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, mbrapa ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, tel: 04 24 27 007. Hyri në shtyp më 9.8.2013 Doli nga shtypi më 9.8.2013 Formati: 61x86/8 Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, 2013 Çmimi 22 lekë
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 06:13:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015