Fragment nga nje shkrim i historianit te mirenjohur Pellumb Xhufi - TopicsExpress



          

Fragment nga nje shkrim i historianit te mirenjohur Pellumb Xhufi ne lidhje me icidentet ne Permet (JA VLEN TE LEXOHET): "Atij (Janullatos) dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës. Pak mungoi që ky, pasi e zhveshi grykën e Këlcyrës nga çdo prani ekonomike, kulturore, ushtarake e policore shqiptare, të inauguronte në prani të Hirësisë së tij dhe të Konsullit grek të Gjirokastrës, një pllakë mermeri me shkrimin: “O udhëtar, këtu hyhet në Vorio-Epir”! Kjo pllakë do mund të vihej në hyrje të grykës së Këlcyrës, buzë fshatit Kodër, në vendin ku edhe sot një lapidar i harruar kujton masakrën e vitit 1914, kur andartët grekë, të prirë nga ndonjë prift e ndonjë besimtar ortodoks shqiptar, nga ta që i pamë në aksion edhe këto ditë në Përmet, masakruan plot 240 fshatarë të pafajshëm shqiptarë”, shprehet historiani në një intervistë për “Mapo”. “Sot, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të politikanëve shqiptarë, ne kemi në kreun e KOASH-it një klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtësisht atë post nën presionin e fortë që qeveria greke e Micotaqisit bëri mbi qeverinë e Sali Berishës, në 1992. Ja pra, edhe një kujtim tjetër i hidhur, që na zhvendos në fillimin e shek. XX, kur krerët e Kishës tonë ortodokse nuk i caktonin besimtarët shqiptarë, por Kryeministri grek, Eleuther Venizellos”. Si mendoni ju a duhet te shpallet ky prift anti-shqiptar person Non Grada? Cka po pret shteti shqiptar?
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 01:22:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015