Fëmijët e vonuar, prindërit i bëjnë më të - TopicsExpress



          

Fëmijët e vonuar, prindërit i bëjnë më të pavarur Nëse nëna dhe babai janë të pranishëm, por pa mbytur dëshirat e fëmijëve me sindromën down, autisëm dhe sëmundje të tjera të prapambetjes mendore, ata dëshmojnë ndërveprim social më pozitiv. Autoritar, liberal apo posesiv? Nuk ekziston prindëri perfekt. Por, mënyra se si ne kujdesemi për fëmijët tanë influencon në zhvillimin psikofizik të tyre. Sipas një studimi të realizuar nga Brigham Young University në SHBA, një prindërim autoritar pozitiv ndihmon fëmijët me zhvillim të vonuar që të bëhen më të pavaruar dhe bashkëpunues. Në veçanti, nëse nëna dhe babai janë autoritarë por jo posesivë, të vemendshëm dhe të pranishëm, por pa mbytur vullnetin e vetë fëmijëve, të vegjëlit me sindromën down, autizëm dhe vonesa të tjera mendore, kanë treguar nivele më të larta të inteligjencës, sjellje më të mirë dhe ndërveprim social më pozitiv, si me më të rriturit ashtu edhe me bashkëmoshatarët. Kërkuesit nga departamenti i konsulencës psikologjike dhe edukimi special i universitetit amerikan kanë arritur në këtë konkluzion, pasi kanë mbledhur dhe krahasuar të dhënat e 14 studimeve që kanë analizuar efektet e “kurës së prindërve” tek fëmijët me lloje të ndryshme të sëmundjeve mendore, që mund të ndikojnë në kapacitete e tyre njohëse, sjelljen, botën emotive dhe psikologjike. “Bëhet fjalë për një fushë të studimit shumë të rëndësishme: po të mendosh faktorët e shumtë të stresit që përjetojnë prindërit dhe kështu ata mund të influencojnë mënyrën e prindërimit të tyre”, - saktëson Tim Smith, bashkëautorn i kësaj analize të publikuar në revistën “Research in Developmental Disabilities”, duke nënvizuar se megjithatë, studimi mbi praktikat e prindërimit pozitiv dhe zhvillimit të fëmijëve me aftësi speciale, është shumë i limituar dhe shepshherë i fokusuar vetëm në raportin nënë-fëmijë. “Zhvillimi i një fëmije me mangësi, varet nga aftësia e tij për ndërveprim social. Fëmija ka nevojë për kohë dhe vëmendje, për të mësuar dhe dalë vetë nga situatat si dhe për mbështetjen e familjes, - shton ai. -Dhe pikërisht tek ato raste kur prindërimi është pozitiv, zhvillimi i fëmijës përmirësohet dhe pesha e gravitetit të vonesës në zhvillim ka një tendencë zvogëlimi me kalimin e kohës”. AUTORITAR ËSHTË MË MIRË “Tipi i prindit autoritar është ai që funksionon më mirë për të gjithë fëmijët, - thekson Anna Oliverio Ferraris, docente e psikologjisë së zhvillimit në Sapienza të Romës. – Një prindër autoritar di të drejtojë fëmijën e tij në të gjitha fazat e ndryshme të rritjes, di të komunikojë, të japë shpjegime, por pa qenë diktatorial, nuk e ka të pamundur të thotë jo dhe as nuk është i fiksuar pas rregullave”. Dhe nëse është e vërtetë se fëmijët kanë nevojë për rregulla, kjo është mëse e vërtetë për ata fëmijë që kanë një handikap të caktuar “sepse i bën më të sigurtë. Duke pasur rregulla, sjellje që përcaktojnë ritmin e një dite, fëmija ka përshtypjen që mund ta kontrollojë më mirë realitetin e tij”. EKUILIBRI Kështu pra, për të lehtësuar integrimin e fëmijëve të tyre në shoqëri, çdo ditë, prindërit duhet të jenë në kërkim të një ekuilibri të drejtë. “Fëmijët me shqetësime mendore kanë nevojë të jenë të mbështetur nga ana emotive, që të ndiqen nga prindërit dhe të inkurajohen për sukseset, - shton më tej psikologia. Por duhet gjithashtu të evitohet përqendrimi i tepërt i vëmendjes, dhe në rastin kur kemi edhe fëmijë të tjerë, vënia gjithmonë në qendër të vëmendjes të fëmijës që ka probleme, për të mos bërë që të tjerët të ndihen të lënë në hije”. Pra duhet që të dhurojmë dashuri me durim dhe përkushtim, pa vënë në zbatim një stil hiperprotektiv. “Nëse është e nevojshme që të kujdesemi edhe për një fëmijë me një handikap, kjo nuk do të thotë që ti përkushtohemi vetëm atij, por të krijojmë kushtet që sipas fazave të tyre të zhvillimit, të mund të zhvillojnë aftësitë, të mësojnë tia dalin vetë, edhe pse herë pas here mund të gabojnë. Të dinë të bëjnë gjëra vetë, në fakt u jep atyre një sens sigurie, favorizon vetëvlerësimin dhe sensin e pavarësisë. Ndërton kështu atë që është më e rëndësishme: të dinë të besojnë tek vetja e tyre”. Burimi:goo.gl/mQBRPe
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 13:00:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015