Gabime dhe emocione, Bilishti gjunjëzon Gramozin GRAMOZI-BILISHT - TopicsExpress



          

Gabime dhe emocione, Bilishti gjunjëzon Gramozin GRAMOZI-BILISHT SPORT 1-2 GOLAT: Kodra 90′/ Ahmetlli 25′, Okoronko 34′ GRAMOZI: Metko, Mete, En.Mydini, Kodra, F.Dake (Gramo 52′), Hymeri, Rumi, Er.Mydini (Cane 82′), Sula (Rushiti 76′), Sali, J.Dake. Trajner: S.Rustemi BILISHT SPORT: Xhelollari, Biba, Koçi, Pino, Xhoga, Demiri, Loshi (Bato 53′), Okoronko, Pere, Ahmetlli (Rezhda 82′), Aliaj (Çuko 75′). Trajner: T.Meraku KARTONË TË VERDHË: Çuko GJYQTARË: Xh.Rada, A.Demiraku, R.Mersinaj (Durrës) Takimi mes Gramozit dhe Bilishtit ka nisur me një ceremoni të shkurtër, ku goditjen e parë të topit e ka dhënë ishsulmuesi i Gramozit, Agim Rushiti. Kolonjarët, me një ekip fare të ri, nuk kanë mundur të përballojnë dot ekipin mik nga Bilishti, i cili duke gjetur një ekip me lojtarë fare të rinj, ku mosha mesatare nuk i kalonte të 20-at, ka arritur të marrë një 3-pikësh me vlerë në Ersekë. Miqtë kanë arritur të shënojnë dy gola në pjesën e parë, i pari në minutën e 25- të që ka ardhur si rezultat i një gabimi të mbrojtësit Dake. Goli i dytë erdhi nga një goditje dënimi, ku Okoronko përfiton nga vendosja gabim e barrikadës. Pjesa e dytë ka folur për vendësit, të cilët krijojnë disa raste për shënim. Në minutën e 90-të, Kodra ka arritur të shkurtojë. Burimi: panorama-sport/kategoria-e-dyte/grupi-b-gure-ndaj-gjyqtarit-permeti-thyen-tepelenen/#ixzz2fkFzILUE
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:18:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015