Hoti: AAK mbështet Thaçin për ‘Komunën e Kodrës së - TopicsExpress



          

Hoti: AAK mbështet Thaçin për ‘Komunën e Kodrës së Trimave’ Drejtuesit e LDK-së kanë reaguar pas deklaratave të kandidatit të AAK-së për Prishtinën se do të duhej që të diskutohej ideja për formimin e Komunës së Kodrës së Trimave. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka vlerësuar se Besnik Tahiri po i jep mbështetje “deklaratave të papërgjegjshme” të Thaçit për komunë të re në këtë lagje të Prishtinës, e cila konsiderohet si bastion i LDK-së. “Tahiri u thirrë në parime të qeverisjes lokale për ketë qëndrim të tij. Por, ai po të ishte parimor do të deklaronte së Prishtinës i duhet Ligji për Kryeqytetin se kështu thotë Kushtetuta e Kosovës. Mosmiratimi i Ligjit është shkelje kushtetuese. Tani, cilat parime po i mbron Tahiri”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. Ndërkohë, Tahiri ka sugjeruar formimin e një komisioni nga Qeveria, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Planifikimit dhe Shoqërinë Civile, qytetarët dhe mbi të gjitha banorët për të studiuar shqyrtimin e kushteve të themelimit të Komunës së Kodrës së Trimave. Formimi i komunës së re është kundërshtuar ashpër nga LDK-ja, e cila vlerëson se kjo është tendencë e PDK-së për të shpërndarë votuesit e partive opozitare. Por, drejtuesit e Qeverisë dhe të partive në pushtet theksojnë se formimi i komunave të reja bëhet pas kërkesave të banorëve. /Telegrafi/
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 15:28:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015