I dashuri im E shkruajta këtë letër menjëherë sapo hapa - TopicsExpress



          

I dashuri im E shkruajta këtë letër menjëherë sapo hapa sytë...u zgjova përsëri nga ëndrra dhe mallkova realitetin... E din, gjithmonë të flas për ëndrrat e mia dhe ti vazhdimisht buzëqesh Më duket sikur shoh zjarrin në sytë e tu kur më shikon dhe një buzëqeshje tënden të çiltër e kam përgjigje të mjaftueshme që ti beson në ëndrrat e mia. Më është e mjaftueshme kjo përgjigje që buzët e tua nuk mun...deshin të japin. Dje më the: - Fli dhe unë do të vij në ëndrrat e tua... Mbylla sytë e qetë dhe erdhe... e mbajte premtimin tënd Unë kisha veshur atë fustanin e kuq që të pëlqen, ndërsa ti kishe veshur djellin në fytyrën tënde Sa errësira do të duroja të mundem të shoh përsëri atë djell!!!!!!! Vërtetë ndriçohet tjetër qënie sa e imja , me djellin tënd?! Vërtetë vishesh me këtë djell vetëm atëherë kur shikon mua?! Vërtetë.... sa do të doja të të pyesja por kam frikë heshtjet e tua!!!!!!!! Të kam thënë i dashur besoj që ëndrrat nuk janë vetëm dëshirat siç thonë ata që dinë gjithçka... Ëndrrat janë realiteti paralel...ndoshta janë dhe e vetmja e vërtetë përveç atyre që jetojmë. Nuk ndjeva kurrë të ekzistoj në të vërtetë në të gjitha ato që jetova. Nuk besova në fat, po të shpjegosh fjalën fat nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç atij që i kemi dhënë.... Mos ndoshta do mund ta quanim takimin tonë fat?! Mos e mban mënd atë shkrimin tim që ra në duart e tua pak para se të të takoj?! Mos të kujtohet me çfarë mënyre të çuditshme ra në duart e tua?! Fliste për shpirtat që zvarriten...për shpirtat që lanë gjërat në gjysëm... për shpirtat që dashuronin kaq shumë dhe që një jetë nuk ju mjaftonte... I dashuri im Kam heshtur kaq fjalë për ty... Kam heshtur nevojën time , por nuk mund të hesht dhe zemrën... Të përket tanimë... ç’do rrahje e saj merr frymë nga ti!!! Të jetoj dhe të ëndërroj larg çdo pengese... nuk ekziston largësia e logjikës kur zemrat janë njëra pranë tjetrës... #Stela
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 00:49:01 +0000

Trending Topics



class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Microsoft India on Thursday said it has introduced Guardian, a new
For your listening pleasure, its Atlanta poet/hip hop artist
WHEN THE GAME COMES ON TODAY PLEASE DONT BOTHER ME NOR CALL MY
Every now and then I see a round of memes about how wonderful
The 2011 Import and Export Market for Hybrid Integrated Circuits

Recently Viewed Topics




© 2015