Itali, mbyten në lumin Po 2 vogëlushe shqiptare. Gjendet trupi i - TopicsExpress



          

Itali, mbyten në lumin Po 2 vogëlushe shqiptare. Gjendet trupi i njërës prej vajzave Dy vajza të mitura me origjinë shqiptare janë mbytur sot në lumin Po, në provincën Breme Lomellina, në Pavia. Mediat italiane bëjnë të ditur se dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira me njëra-tjetrën ishin me familjet e tyre buzë lumit Po me qëllim, të kalonin një fundjavë të freskët e të këndshme. Mësohet se sot rreth ores 16:30, vajzat, njera banore ne Breme, kusherira tjeter nga Milano kanë qenë duke u larë në lumë por fatkeqesisht i ka rrëmbyer rrjedha. Po kështu mediat mësojnë se njëri prej të afërmve ka tentuar t’i shpëtojë por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtesi nën ujë. Polumbarë, forca të zjarrfikëseve të zonës kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit që kanë dhënë prindërit. Me qëllim pikasjen e trupave në lumin e gjatë u vu në dispozicion dhe një helikopter që po vijon kërkimet prej disa orëve. Pas disa orë kërkimesh, rreth ores 19:30 u bë e mundur gjetja e trupit të më të voglës, 10-vjecares, ndërsa vijojnë me intensitet kërkimet dhe për kushërirën tjetër të zhdukur.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 06:25:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015