Ja vlen ta lexoni kete :) Nje vajze po priste aeroplanin ne nje - TopicsExpress



          

Ja vlen ta lexoni kete :) Nje vajze po priste aeroplanin ne nje aeroport te madh. Meqenese i duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe te kalonte kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.Afer saj ishte karrigia me biskota dhe nje karrige me tej nje person tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe zoteria nga karrigia tjeter mori nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha asgje vetem vazhdoi te lexonte librin.Cdo here qe ajo merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteria pa u merzitur fare.Vazhduan keshtu deri sa ne kuti mbeti vetem nje biskote,dhe vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!! Zoteria e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese. Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoje nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes. Kur u ndje me mire, u ul ne nje vend ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te papritur. E mbylli librin dhe hapi canten qe ta fuse brenda,dhe ne momentin kur shikoi brenda,pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U turperua dhe atehere e kuptoi se kutia me biskota kishte qene e zoterise qe kishte qene ulur ne karriken prane te sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervozizem apo brenge e ndau edhe biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta. PERFUNDIMI: Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj, dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre? Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla sic na duken neve ne shikimin e pare!!! Per me shum Histori te bukura behu fans--> Roni
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 08:20:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015