Janullatos është “Agimi i Artë” i GreqisëNgjarjet e fundit - TopicsExpress



          

Janullatos është “Agimi i Artë” i GreqisëNgjarjet e fundit të ndodhura në Greqi me partinë naziste “Agimi i Artë”, të lënë të kuptosh se shteti dhe demokracia greke janë në standard njerëzore dhe kundër çdo marrëzie politike. Shpresoja se ajo që ndodhi me këtë parti, me bazë dhe filozofi dhunën dhe dallimet raciale, do të shtrihej deri në vendin tonë, Shqipëri, sepse ata kanë partnerë strategjikë në Shqipëri, si për shembull, Vangjel Dulen, Stavri Markon, Panajot Barkën, Bollanon, e deri tek ati shpirtëror i tyre, Anastas Janullatos. Agjentët e Vorio-Epirit luajnë në Shqipëri si në një ballo me maska, tjetër thonë dhe ndryshe veprojnë, të ëmbël nga jashtë e të hidhur nga brenda. Duke dëgjuar për lajmet e fundit për partinë antishqiptare dhe antinjerëzore të “Agimit të Artë”, si për armë dhe ushtarë paramilitarë të gatshëm për veprime të dhunshme, për njerëz të brendshëm në polici, ushtri e gjetkë, më shkon mendja tek mospërgatitja jonë ndaj çdo veprimi në dëm të Shqipërisë. Çfarë thoshte Kristo Papas i “Agimit të Artë” është e njëjtë me atë çka folën Stavri Marko dhe Panajot Barka në emisionin “Opinion” të TV “Klan”. Edhe qëndrimet e Janullatosit për kishën në Përmet dhe në replikën bajate kundër Pr. Dr. Kristo Frashërit është po e njëjta gjuhë. S’kam pikë dyshimi se Panajot Barka, Stavri Marko, Vangjel Dule dhe Janullatos janë zgjatime të “Agimit të Artë” në Shqipëri. Thjesht shteti shqiptar duhet të veprojë njësoj si shteti grek kundër “Agimit të Artë” në Greqi. Stavri Marko, ky antishqiptar i deklaruar dhe në emisionin “Opinion”, në mënyrën më arrogante duke na treguar se kur jemi bërë të pavarur dhe shtet ne shqiptarët, meritonte braktisjen e atij emisioni, në shenjë proteste, nga ata që mendoj se janë shqiptarë. Sigurisht, kulmi arrin deri aty sa të deklarojë se baza e Kishës Ortodokse Shqiptare janë minoritarët dhe jo shqiptarët. Stavrin nuk e pengon kush të bëjë ndonjë kishë private për veten e tij dhe miqtë e “Agimit të Artë”, por mendoje mirë ti zoti Stavro dhe Panajoti reagimin shqiptar për veprimet e tija dhe fyerjet ndaj kombit shqiptar, komb që të pranon dhe ty dhe të tjerë në gjirin e tij. Stavri, mos u ngërthesh dhe mos nxirr nga goja ligësi, sepse çfarë arme përdor, ajo do të të kthehet kundër! Panajot Barka, ky elokuent dhe avokat i Janullatosit, por edhe i “Agimit të Artë”, na deklaron se ne shqiptarët nuk integrohemi në Europë me mendësi të vjetra apo histori të kaluara, si ajo e Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare! Çfarë njeriu je zoti Barka, që kërkon të mohosh historinë e pastër dhe të ndershme të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare?! Ti zoti Barka kërkon që të harrojmë Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin, Kristofor Kisin?! Ne shqiptarët tolerojmë, por nuk harrojmë, kështu do të ndodhë dhe me ju. Mos e mendo absolutisht ti Panajot dhe antishqiptari Stavri Marko, se ne do të harrojmë urrejtjen tuaj ndaj kombit shqiptar, si dhe përçarjen që kërkoni të mbillni midis feve. Ja ku po ju them se, çdo tendencë për të prishur harmoninë fetare do t’i japë fund edhe ekzistencës suaj politiko-ekomomike në mënyrën më ekzemplare, sepse Shqipërinë do ta harroni një herë e mirë dhe se Vorio-Epiri juaj ndodhet vetëm në polin e veriut apo Antarktidë. Ju këshilloj që të mos provokoni zemërimin shqiptar, sepse pastaj dhe Zoti nuk do t’ju mëshirojë, për arsye se përdorët teologjinë, dogmat kanonike jo për paqe dhe harmoni, por për shovinizëm, në dëm të një populli tejet paqësor dhe bujar siç është kombi shqiptar. Si u fronëzua Janullatos, këtë e dinë të gjithë shqiptarët, si me pamje filmike, ashtu dhe me deklarime të drejta të besimtarëve ortodoksë. Thonë se njeriu kur arrin moshë madhore të lakmueshme ka raste që fillon dhe vuan nga deliri dhe ëndrrat e fëmijërisë. Madje, i duket vetja larg qoftë, si apostujt e Krishtit; kur i thonë që nuk mbush mirë dhe se po lajthit, ai bëhet më agresiv dhe grindavec. Kështu po ndodh dhe me Doktorin e Shkencave Anastas Janullatos, shkenca dhe tituj që nuk u hyjnë në punë shqiptarëve, sepse ata tituj mund t’i kesh marrë nga Pons Pilati, idioti që kryqëzoi Zotin tonë, Jezus Krishtin. Për kujtesë të bashkëkombësve të mi, po rikujtoj edhe njëherë deklarimin e akademikut Ylli Popa në emisionin “Opinion”: Është takuar me Janullatosin ‘rastësisht’ dhe i ka kërkuar të ndihmojë për ngritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare. Ylli Popa, për seriozitet dhe të vërtetë, duhet të prononcohet përsëri, sepse Janullatos deklaron se e morën në telefon për një punë të rëndësishme, madje nga Izraeli, një shtet nga Janullatos erdhi me avion të posaçëm. Më lind pyetja e drejtë: Kush gënjen nga këta të dy? Në replikën me profesor zotin Kristo Frashëri, Janullatos përpiqet të spërdridhet si gjarpër kur rendit statutet e kishës ndër vite, krahasuar me Kushtetutat e Shqipërisë dhe më tutje, duke përmendur dhe Patriarkanën Ekumenike të Stambollit. Janullatos, ti dhe ata që të mësojnë për shkrimet, gënjejnë; ju i shmangeni së vërtetës reale. Statuti i kishës miratohet njëherë dhe është i përjetshëm; ky statut përcakton qartë dhe prerë se, Kryepeshkopi, zgjidhet prej gjaku, gjuhe dhe kombësie shqiptare, statut i njohur nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit me vendimin TOMAS. Janullatos përpiqet të fshihet pas ndryshimeve në Kushtetutat e Shqipërisë ndër vite, qenies së Shqipërisë në diktaturë, veprimeve ateiste të Partisë Komuniste Shqiptare etj., etj. Nga cili Sinod i shenjtë i ortodoksisë shqiptare u zgjodh Janullatos, apo u fronëzua siç do ai? Nga “Sinodi” që krijoi vetë me agjentë të Asfalisë greke, duke justifikuar se në Shqipëri nuk kishte shqiptarë të përgatitur!? Ky argument i dha të drejtë për ta mbushur “Sinodin” me anëtarë të Partisë “Agimi i Artë”, apo simpatizantë?! Kujt ia shet këto, drejtuesi fetar i shovinizmit grek dhe i “Agimit të Artë”? Ne shqiptarëve? Ky shtetas shovinist grek merr guximin e një të lajthituri, pse jo dhe me amnezi, të quajë një profesor të nderuar ortodoks si Kristo Frashëri, shpifës dhe gënjeshtar! Është një popull i tërë që profesorin e njeh si pasuri kombëtare, për shkak të punës së tij të palodhur në dobi të kombit. Askush nuk kërkon nga Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare të ndryshojë statute sa herë që ka ndryshime në Kushtetutën e vendit. Këtu spekulon Janullatos me bashkëpunëtorët e tij të sipërpërmendur, kjo është gënjeshtër dhe ky veprim është i paligjshëm. Po ta sqaroj dhe njëherë se, marrëveshja që ke ti Janullatos me Qeverinë e Shqipërisë është nul, sepse je i paligjshëm në krye të një kishe jashtëzakonisht serioze, siç është Kisha Ortodokse Shqiptare. Së shpejti do të kërkojmë pavlefshmërinë e marrëveshjes me qeverinë, edhe pse ajo është bërë ligj në parlament, në mënyrën më të pështirë nën presionin e Qeverise greke se, “ose bëj kështu, ose ne nuk ju mbështesim në Europë”. Sa turp për Greqinë, një vend që mashtrohet nga një palo prift nën presionin se, “o bëj siç themi ne, ose ne jemi kundër jush”. Ti Janullatos, je komandanti i këtyre urdhrave të fëlliqur dhe qindra vjet të vjetër. Shpejt do të gjykohesh nga organizma ndërkombëtarë dhe nga drejtësia shqiptare, por edhe ajo e gjyqit të Hagës, si përçarës i Kishës Ortodokse Shqiptare, destabilizues i harmonisë fetare, për tjetërsim të besimit ortodoks në atë të besimit Vorio-Epir dhe shovinizëm grek. Në kurrizin dhe ndërgjegjen tënde të shprishur, qëndrojnë të gjitha ngjarjet në dëm të kombit shqiptar, ngjarje si, varrezat e Këlcyrës, zhvarrimet e të parëve tanë, ngjarja në Përmet, liturgjia greke, ndarja midis minoritarëve dhe shqiptarëve etj., etj. Janullatos deklaron se, në fronëzimin e tij pati protestë kundër tij, protestë e organizuar nga dy deputetë të një feje tjetër. Kjo do të thotë se fetë e tjera ndërhyjnë në Kishën Ortodokse Shqiptare! Ky deklarim është kulmi i tentativës për të prishur harmoninë fetare në Shqipëri. Kush je ti Janullatos që përcakton se kush i përket fesë ortodokse dhe kush është në fe tjetër apo ateist?! Po të jesh me ty Janullatos, je ortodoks shqiptar?! Po pse, kur linde ti Janullatos, lindi ortodoksia në Shqipëri?! Sakrilegji më i madh që bëni ju Janullatos, është kur na afron një thënie të Apostullit Pal të përdorur në një rast të vështirë, si dhe për t’u shpëtuar romakëve, duke thënë pikërisht ky Apostulli Pal se, “unë jam romak”. Le ta zbërthejmë këtë përshtatje të Janullatosit, sipas thënies së Apostullit Pal. Sipas Janullatosit, lejohet ndonjë dredhi për të arritur qëllimin. Kurrë Apostulli Pal nuk i është nënshtruar dredhisë, kjo është në mënyrë absolute dhe kanonike jo e vërtetë. Ju betohem nën Bibël dhe shpirtin, gjakun e shenjtërinë time për këtë. Dredhia e Janullatosit konsiston se dhe ky njeri i thjeshtë e krahason veten me Apostullin Pal, për të thënë se dhe ky është shqiptar, ashtu siç tha dhe Apostulli që është romak, për të shpëtuar nga një moment i vështirë. Besoj se kuptohet sa spekuluese është përdorimi i deklarimit të Apostullit Pal në ngjashmëri me Shqipërinë. Ky është sakrilegj, spekulim dhe turp i madh për çdo besimtar kristian dhe ortodoks. Apostulli Pal, së bashku me një nga shkruesit e Ungjillit, i përndritshmi Luka, kanë kaluar nëpër Iliri duke përhapur krishterimin dhe fjalën e Jezusit; kjo ngjarje na mjafton për të mos qenë të varur nga askush, përveç Jezusit dhe Perëndisë ose Atit tonë, Perëndisë së universit. Kjo që them sa më sipër, duhet të mjaftojë për të përcaktuar se Janullatos nuk është as besimtar dhe jo më tepër ortodoks, e më tej dhe në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Janullatos është një spekulant dhe në dogmat e fesë, sepse puna e vetme e tij është shovinizmi dhe ndarja e Shqipërisë. Ai nuk është më agjenti i qeverisë në ilegalitet të Vorio-Epirit, ku merr pjesë edhe Spiro Ksera por, është shefi i antishqiptarizmit dhe bekues i Vorio-Epirit dhe partisë ogurzezë “Agimi i Artë”. Me të drejtë i kërkoj Kishës Ortodokse Greke, por edhe Patriarkanës, që individin Janullatos ta tërheqë nga Shqipëria, për shkak të zullumeve që bën në vendin tonë, duke shkelur statut kishe, histori të Shqipërisë, cenim të sovranitetit dhe harmonisë fetare. Deri tani, Janullatos ka bërë siç ka dashur në organizma ndërkombëtarë, për të përbaltur Shqipërinë e brishtë, për t’i prishur punë në axhendën e saj të integrimit, duke deklaruar shpifje dhe gënjeshtra për cenim të besimit ortodoks në Shqipëri dhe fantazi të tjera. Si nuk e kupton pseudohirësia, ose më mirë Fyhreri (Hitleri) i “Agimit të Artë” në Greqi se çdo gjë që përgatit ti, si rasti i Përmetit me autobusë dhe njerëz të blerë, është një shëmtirë, që shumë shpejt, edhe eurodeputetin grek, që flet kundër Shqipërisë në Parlamentin e Europës, do ta shohin me përçmim?! Ç’kujton ti Janullatos, se në Këshillin e Europës apo Parlamentin e saj, do ta hanë vazhdimisht sapunin për djathë? Jo, zoti ngatërrestar. Jo. Në Europë do ta marrin vesh të vërtetën e punës tënde në Shqipëri, zoti Janullatos. Ekzistenca juaj, Janullatos, do të shndërrohet në një hije të zezë. Janullatos, ti dhe Barka, Dule, Marko, Ksera dhe disa priftërinj grekë, në “Sinodin” e shenjtë që ke ngritur ti me emërimet e tua, së shpejti do të merrni mësimin e duhur nga demokracia perëndimore dhe drejtpërsëdrejti nga ajo europiane. Helikopterët e udhëtimeve, paratë tuaja si ryshfete, nuk do të pinë më ujë të “bekuar”, sepse bekimi yt me ujë është kundër atdheut tim dhe kombit tim. Për këtë ju siguroj të gjithëve! Çirruni sa të doni, por unë nuk spekuloj, së bashku me milionat e shqiptarëve, se po luaj me patriotizmin e vendit tim; ne jemi thjesht në shërbim të traditës sonë mijëravjeçare, që është e ndritur, e paqme dhe bujare, siç na mëson vetë feja jonë dhe dogma e përjetshme e Biblës dhe Zotit tonë Jezu Krisht, së bashku me Atin e shenjtë në përjetësi. Personalisht unë, por edhe stafi që më mbështet, staf ortodoksësh, intelektualë, njerëz të thjeshtë që pranojnë të pagëzohen me bukën dhe verën e Jezu Krishtit, do të takohemi me Patriarkanën ekumenike, pse jo, dhe me disa kisha të tjera, për të fshirë bojën tënde prej shenjtori mashtrues, që të dalë në dritë ligësia që mbart kundër kombit shqiptar.
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 12:50:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015