KF Saraji tërhiqet nga garat e Ligës së tretë! Liga e - TopicsExpress



          

KF Saraji tërhiqet nga garat e Ligës së tretë! Liga e tretë e Maqedonisë në futboll, grupi Veri ka mbetur vetëm me 12 klube. Pas Trubarevës, së fundmi nga garat është tërhequr edhe KF Saraji, një klub që sezonin e kaluar ishte treguar shumë ambicioz, me pretendimet që sivjet të jetë ndër skuadrat që do të luftonin për kreun e renditjes, por për habi të të gjithëve ndodh e kundërta-ata tërhiqen nga kampionati. Mësohet se arsyeja kryesore që KF Saraji është tërhequr nga liga është pamundësia për të paguar një dënim prej 1000 euro dhe zhvillimi i 5 ndeshjeve jashtë stadiumit të tyre, dënime këto të caktuara nga Komisioni disiplinor i kësaj Lige, pas incidentit në Saraj kundër Fortunës nga Hasanbegu (1-0), në javën e tretë të këtij sezoni. Një vendim i kryesisë së KF Saraji ka bërë që lojtarët dhe stafi teknik të mbeten në udhëkryq pa semafor në vlugun e kampionatit. Ndryshe, KF Saraji nga java e tetë nuk ka zhvilluar më asnjë ndeshje, ndërsa tashmë e kanë fshirë edhe nga renditja tabelore e Ligës së tretë të Maqedonisë në futboll, grupi Veri. (reshat ibrahimi)
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 11:12:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015