KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE - TopicsExpress



          

KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË Albanian Coalition for Promotion of Women and Youth in Politics PËR HERË TË PARË NË HISTORI PARTITË RESPEKTOJNË KUOTËN GJINORE NË PËRBËRJEN E QEVERISË! Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë përgëzon Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për respektimin e Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri Tiranë, 31 Korrik 2013 – Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përmes kësaj deklarate dëshiron të përgëzojë Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, si edhe kryetarët respektivë të dy partive, për përbërjen e qeverisë së re, e cila është ngritur në zbatim të plotë të Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe kuotës 30% të përfaqësimit të gruas. Gjatë ditës së sotme është bërë publike përbërja e Qeverisë së re të Shqipërisë, që do të filloje punën në muajin shtator, ku vihet re se nga 16 ministri, 5 prej tyre do të drejtohen nga gra si edhe nga 3 ministra shteti, 1 prej tyre është grua. Është hera e parë në më shumë se 20 vjet demokraci, që kemi një numër të konsiderueshëm grash në Qeveri dhe në vendim-marrje, rreth 31%, çka do të thotë se tashmë janë duke u hedhur hapat e parë të vendosjes së standartave të reja të arritjes së barazisë gjinore në Shqipëri. Në pikëpamjen tonë përbërja e kabinetit të ardhshëm qeveritar, respekton Ligjin për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, palë e të cilave është Shqipëria. Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, në fillim të muajit Korrik përmes një thirrjeje publike i kërkoi Partisë Socialiste dhe të gjitha partive politike të koalicionit të majtë të zbatonin ligjin dhe kuotën gjinore 30% të përfaqësimit të grave në qeverinë e ardhshme, në përmbushje të angazhimeve të tyre publike në mbështetje të përfaqësimit të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Zbatimi i këtyre kërkesave dhe standarteve për respektimin e ligjit dhe të të drejtave të grave po dëshmon seriozitetin e premtimeve politike të partive fituese në zgjedhje dhe tregon angazhim serioz në kuadër të zhvillimit demokratik të vendit dhe shoqërisë sonë. Ne i nxisim të dyja partitë që në vijim të këtij fillimi pozitiv të mbështetjes së kauzës së avancimit të grave në vendim-marrje të vijojnë zbatimin e ligjit edhe në nivelet e tjera të vendim-marrjes si zv.Ministra, Drejtorë Drejtorish dhe institucionesh, Anëtare të Bordeve etj. ***
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 15:34:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015