• KONTE FLET SI PADRION: ARMIQTE JANE NE CDO CEP. Kur loja - TopicsExpress



          

• KONTE FLET SI PADRION: ARMIQTE JANE NE CDO CEP. Kur loja bëhet e ashpër, trajneri i Juventusit, Antonio Konte, citon vargjet e filmit “Il Padrino”: “Armiqtë fshihen në çdo cep”. Mjafton të dëgjosh shprehjen e famshme të përdorur nga aktori Al Paçino, për të kuptuar gjendjen shpirtërore të kampionëve të Italisë. Italiani bëhet një “mburojë” për lojtarët e tij dhe u përgjigjet kritikave të fundit. Kritikat - Tekniku i bardhezinjve u është përgjigjur kështu kritikave: “Po provojnë të na destabilizojnë. Duket sikur kemi humbur tri ndeshje, por ky është armiku dhe ai fshihet gjithandej, çka duhet ta mësojmë këtë. Dua të kujtoj se në kampionat kemi fituar 5 ndeshje dhe barazuar vetëm një kundër Interit. Më mirë se ne ka bërë vetëm Roma dhe askush tjetër në Itali. Sakaq, kemi po të njëjtin numër pikësh si në sezonin e shkuar. Ndërsa në Champions kemi marrë vetëm dy barazime, por gjithsesi jemi në vend të dytë. Bilanci nuk më duket dhe aq negativ, por natyrisht që duhet të punojmë për të ndrequr disa gabime individuale”, – shpjegon Konte, i cili flet edhe për ndeshjen e sotme ndaj kuqezinjve: Matri nuk shënon? Shpresoj që të mos të zgjohet ditën e diel. Uroj që të bëjë më të mirën, pasi është një futbollist dhe një djalë i shkëlqyer. Për sa i përket Milanit, ai për fat të keq ka gjetur një super-Juventus në dy vitet e fundit, ndryshe jam i bindur që do të ishte fituesi i kampionatit. Ditën e diel do të ndeshemi me një skuadër të shkëlqyer, që nuk ndihet inferiore ndaj askujt dhe që me të drejtë synon titullin. Ndeshja do të jetë ndërmjet dy skuadrave që do luftojnë për fitimin e kampionatit”. Në fund Konte analizon edhe gabimet: “Kemi të njëjtat probleme që hasin ekipet në fillim të sezonit. Lojtarët e mi kanë ende shumë oreks për të fituar, por jemi të vetëdijshëm, siç e kam thënë dhe në fillim të sezonit, që për ne do jetë shumë më e vështirë që të rikonfirmohemi kampionë, pasi rivaliteti është rritur”.
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 17:24:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015