Kandidati për postin e kryetarit të PD-së, Sokol Olldashi, - TopicsExpress



          

Kandidati për postin e kryetarit të PD-së, Sokol Olldashi, deklaroi dje se Partia Demokratike do të hapë zyra konsulence juridike, për të mbrojtur punonjësit e administratës që do të shkarkohen padrejtësisht nga maxhoranca e re. Në prezantim të platformës së tij elektorale për drejtimin e partisë më të madhe të qendrës së djathtë, Olldashi u përqendrua te veprimi opozitar, për të shkurtuar kohën politike të së majtës. “Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-sh në PS, nuk janë asgjë tjetër, veçse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndërmend të bëjnë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Përpara se socialisti i parë të hyjë në zyrën më të parë të shtetit, ne duhet të kemi ngritur në të gjitha degët e Partisë Demokratike zyrat e konsulencës për të gjithë administratën, në mënyrë që ta mbrojmë atë, t’i ofrojmë ndihmë juridike dhe ta shpëtojmë, jo për t’i përdorur si top politik. Por sepse administrata është një vlerë, është një aset kombëtar që nuk duhet lejuar të masakrohet”, tha Olldashi
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 14:14:00 +0000

Trending Topics



www.topicsexpress.com/عـــــاجل-الإعتصام-الإعتصام----حتى-topic-642769662419692">عـــــاجل الإعتصام الإعتصام ---حتى

Recently Viewed Topics




© 2015