Kapitulli 1 Beatrice, vajza vampir Ishte ora 8:30. E - TopicsExpress



          

Kapitulli 1 Beatrice, vajza vampir Ishte ora 8:30. E trullosur se ajo karrige spitali nuk ishte aspak e rehatshme, hapa syt. Ai ishte zverdhur. Dicka nuk shkonte , ndaj kontrrollova shenjat vitale. Kisha mbaruar fakultetin per mjeksi ne tiran, po emigruam ne itali , per arsye ekonomike. Ndaj kujdesesha me shum se ato infermiere ne ate spital. Pulsin e kishte shum te dobet, ndaj ulerita ne korrikor ndihme per nje mjek. Isha e sigurt se dicka nuk shkonte. Nuk vonuan dhe mjeket u gjenden aty. Pasi ben nje kontrroll te rendesishem me thane se duhet ta conin ne nje salle reanimacioni. Me dhembte shpirti ta shikoja ashtu te zverdhur si nje lule kumbulli, dhe qe luftonte per jeten. Mendja dhe zemra ime, ndiqte ate karrel qe mbante mbi supe ate, bashkeshortin tim. U ula ne karrike ne ate dhome bosh, duke ven duart ne ball, nga lodhja. Ishte dita e katert ne spital e un skisha ber as 10 ore gjume ne kto 4 dite. Im shoq perfundoi ne spital per shkak te nje semundje, Sindroma Blooscers, nje semundje shum e rrall. Ne kishim 4 vjet martes, e 2 vjet qe jetonim ne Citta di castello , nje provinc e bukur e Arezzos. Im shoq punonte nje punetor i thjeshte, ne nje fabrik kepucesh. Un aktualisht isha pa pune. Jetonim me qera ne nje shtepi private shum te kendshme po te vogel. Citta di castello ishte nje qytet qe ofronte pak gjalleri e argetime por ofronte nje bukuri natyrore magjepsese. Pas dy vitesh qe jetonim aty, im shoq Blerim filloi te jepte shenja te cuditshme. I binte shpesh te fiket ne pune , kishte marramendje, dhe probleme me te ecurin. Ne fillim menduam ishte nga lodhje, por situata u be drastike, kur e gjej nje dit pasi kthehem nga supermarketi, te dergjur ne dysheme qe i dilte shkumbe nga goja. Per 3 muaj, xhiruam mjek te ndryshem po nuk gjehej nje diagnoz. Me ne fund gjetem nje pergjigje ktu ne spitalin Santa Lucia , por per 4 dite qe ai ishte aty, ne po harxhonim cdo kursim. - Zonja Beatrice! ..- Me nxori nga mendimet zeri i mjekut - Po doktor! - Duhet te flasim, ju lutem me ndiqni ne zyren time. Shpresoja ne cdo hap qe hidhja kur shkoja drejt zyres se mjekut qe mos te kishte ndodhur dicka e rend, dhe qe te gjehej nje kure per tim shoq sepse ishte ende nje djal i ri, i pashem dhe nje trup te beshem. Kishim aq shum plane per jeten, ndaj duhet te luftonim nje semundje te rrall e te veshtir. Zyra e mjekut ishte ne fund te atij koridori te gjat. Pasi shum sjellshem, mjeku me ftoi te hyja brenda, u ula direkt ne karroge pasi e shihja se fuqite po me shteronin dita dites, ngaqe ushqehesha pak e jorregullisht dhe gjumin nuk e beja tamam, pak ore ne nje karrige qe mezi me mbante. - Jeni e lodhur zonj? - Pak po doktor, me thoni si eshte im shoq? - Zonj nuk dua tju alarmoj por duhet te dini qe burri juaj ka nje semundje shum te veshtir e qe po avancon shum. Duhet me doemos ta fusim ne operacion. Sa me shpejt aq me mir! - E di doktor, por ky operacion sa do te kushtoje? - Eshte shum i veshtire dhe jo cdo mjek do ta bente. 60MIJ eURO!! Ajo ishte nje shum qe me preu gjunjet dhe me ndaloi qarkullimin e gjakut. Ishte e stermadhe dhe kursimet tona arrinin tpakten deri ne 2000 euro. Prindrit tane qe jetonin Shqiperi ishin shum te varfer e sdo mund tna ndihmonin kurr. Po me dilnin djers te ftohta nga balli e u ndjeva sikur mu rrezua bota ne kemb. DEgjova vec nje ze te dobet zonj jeni mir? zonja Beatice? Per pak me rane te fiket po mblodha pak veten dhe piva pak uje dhe u qetsova. - Doktor, ku ta gjej kete shume parash, eshte shum e madhe e smund te lejoj tim shoq te vdes! - Ju kuptoj zonje, por kete nuk e vendos un! Fundja smund te debatoja me ate per parate tani. Me e rendesishmja ishte shendeti i tij. - Si eshte tani doktor? - E kemi stabilizuar! - Mund ta shoh? - Patjeter, ejani me mua! Ndoqa mjekun ne sallen e reanimacionit. Ishte i dergjur trupi i dashuris time pertej nje xhami. Lotet nuk me pushonin kur e shihja ashtu. Por duhet te isha un e forte qe ai te kthehej i shendetshem si dikur, te benim femij e te jetonim te lumtur. Blerim, do bej gjithcka qe te sherohesh, te betohem zemer! vazhdon
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 17:58:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015