Karta e të Drejtave të pacientit 1. E drejta për masat - TopicsExpress



          

Karta e të Drejtave të pacientit 1. E drejta për masat parandaluese Çdo qytetar ka të drejtë për shërbim të duhur shëndetësor me qëllim të parandalimit të sëmundjeve. 2. E drejta e qasjes Çdo qytetari duhet t’i sigurohet e drejta e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore pa asnjë diskriminim. 3. E drejta për informim Çdo qytetar ka të drejtën për qasje në të gjitha informatat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, me shërbimet shëndetësore dhe si mund t’i shfrytëzoj ato. 4. E drejta për dhënien e pëlqimit Çdo qytetar ka të drejtën e dhënies së pëlqimit në vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij ( familjari ose kujdestari i tij në qoftë se gjendja e tij nuk e lejon); ky informacion është një parakusht për çdo procedurë dhe trajtim, duke përfshirë pjesëmarrjen në kërkim shkencor. 5. E drejta për zgjedhjen e lirë Qytetari ka të drejtë që të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku të cilin e zgjedh vetë me pëlqimin e institucionit shëndetësor, brenda kufijve të përcaktur me ligj dhe rregullat operative të institucionit. 6. E drejta për privatësi dhe konfidencialitet Çdo qytetar ka të drejtën e konfidencialitetit të informatave personale, duke përfshirë informatat lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurat e mundshme diagnostike ose terapeutike. 7. E drejta për respektimin e kohës së pacientëve Çdo qytetar ka të drejtë të marrë trajtimin e domosdoshëm brenda një afati sa më të shkurtër kohor. Kjo e drejtë aplikohet në çdo fazë të trajtimit. 8. E drejta për qasje në shërbimet cilësore Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore duke u bazuar në standardet e cilësisë së lartë. 9. E drejta për sigurinë Çdo qytetar ka të drejtën për të mos u dëmtuar nga keqfunksionimi i shërbimeve shëndetësore, praktikat jo të përshtatshme dhe gabimet mjekësore.Poashtu ka të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore dhe trajtime që janë të sigurta. 10. E drejta për risi Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në procedurat e reja diagnostike sipas standardeve ndërkombëtare. 11. E drejta për shmangie të vuajtjeve dhe dhimbjeve Çdo qytetar ka të drejtë për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur dhimbjen dhe vuajtjen në çdo fazë të sëmundjes së tij. 12. E drejta për trajtim personal Çdo qytetar ka të drejtë për trajtim diagnostik ose terapeutik të përshtatur për nevojat e tij personale. 13. E drejta e ankesës Çdo qytetar ka të drejtën për t’u ankuar sa herë që pëson dëm fizik, moral dhe psikologjik. Poashtu ka të drejtë për të marrë përgjigje në ankesën e tij. 14. E drejta e ankesës permes telefonit Çdo qytetar ka të drejtën të paraqesë ankese permes lidhjes telefonike Nr.080017777, falas gjatë 24 orevë në Ministrinë e Shëndetësisë. 15. E drejta për kompensim Çdo qytetar ka të drejtë të marrë kompensim brenda një afati të caktuar kohor sa herë që ka pësuar dëm fizik, moral ose psikologjik të shkaktuar gjatë trajtimit shëndetësor, në pajtim me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjesitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 10:16:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015