Kjo osht fali prej komunikates se EULEX ne lidhje me situaten ne - TopicsExpress



          

Kjo osht fali prej komunikates se EULEX ne lidhje me situaten ne veri: Qëllimi ynë strategjik ishte që t’i ndalim keqbërësit nga sulmimi i vendvotimeve të tjera në komunën veriore të Mitrovicës dhe në vendet tjera në veri të Kosovës. Kjo osht nji vrejtje e imja: Policia ka qellim strategjik, por ka edhe qellim taktik.... e ne kete rast besoj, te nderuar EULEX se qellimi taktik edhe detyra normale e cfaredo policie kish me qene burgosja e atyre qe sulmojne vend-votimet.... ashtu sic ka ndodhur ne pjese te tjera te Kosoves..... APO JO???! Deklaratë e përbashkët KFOR- EULEX Fakte lidhur me sigurinë gjatë zgjedhjeve EULEX-i dhe KFOR-i janë në dijeni që shumë komentues kanë ofruar mendime përkitazi me sigurinë e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës në lidhje me zgjedhjeve komunale të atjeshme të dielën e kaluar. Si institucione me shumë profesionistë për siguri, kontroll të turmave dhe të trazirave në radhët e personelit të tyre, dëshirojmë t’ua ofrojmë disa informata faktike lidhur me gjendjen të dielën. Atë ditë Policia e Kosovës e kishte rolin kryesor, si intervenuese e parë. EULEX-i ishte intervenuesi i dytë dhe KFOR-i ishte intervenuesi i tretë. Në pajtim me përgjegjësitë e tij, EULEX-i menjëherë i ka ofruar PK-së ndihmë shtesë pas një sulmi të kryer në vendvotimin në veri të Mitrovicës për t’i ofruar siguri personelit të OSBE-së dhe të Misionit Mbikëqyrës të BE-së që ishin dërguar atje. Personeli i KFOR-it i dislokuar në veri intervenoi gjithashtu, duke dërguar personel shtesë, përfshirë Forcën për Reagim të Shpejtë, për t’i siguruar urat në lumin Ibër dhe për ta parandaluar kështu përkeqësimin e situatës. Në të njëjtën kohë, mbi atë zonë u dërgua një kompani tjetër e KFOR-it me helikopterë, duke i dërguar dy togje në Zveçan dhe dy togje tjera në Zubin Potok. Po ashtu u angazhua edhe helikopteri i EULEX-it i cili e vërejti grupin e kryerësve të sulmit dhe i shpërndau ata. Qëllimi ynë strategjik ishte që t’i ndalim keqbërësit nga sulmimi i vendvotimeve të tjera në komunën veriore të Mitrovicës dhe në vendet tjera në veri të Kosovës. Kjo pati sukses në veçanti në Zveçan ku personeli i KFOR-it dhe i EULEX-it reaguan ndaj një trazire dhe shumë shpejtë e siguruan rendin dhe qetësinë. Veprimet e ndërmarra nga EULEX-i dhe nga KFOR-i e ndalën në mënyrë efektive përshkallëzimin e dhunës prishjen e mëtejme të procesit të votimit. Pastaj, personelin e OSBE-së bashkë me kutitë e votimit nga qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, EULEX-i i përcolli në mënyrë të sigurt deri në qendrën e numërimit në jug. KFOR-i e mbështeti EULEX-in duke e siguruar lirinë e lëvizjes përgjatë rrugëve nëpër të cilat u bart materiali i votimit deri në qendrën e numërimit në jug. EULEX-i i përcolli kutitë e votimit që kishin brenda një numër të madh të votave të qytetarëve të cilët në ditën e votimit dolën për t’i votuar përfaqësuesit e tyre. Bashkërendimi ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it ishte i shkëlqyeshëm: ai mundësoi veprimin dhe reagimin e menjëhershëm dhe e parandaloi përshkallëzimin e veprimeve ekstremiste. Sikur ndodh me çdo operacion policor, mësimet do të nxirren gjatë procesit të analizimit të tij dhe ato do të zbatohen në operacionet e ardhshme të kësaj natyre.
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 14:04:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015