Koha po provonte se pa UÇK-në në Rambuje, nuk do të lëvizte - TopicsExpress



          

Koha po provonte se pa UÇK-në në Rambuje, nuk do të lëvizte asgjë. Kurse Hashim Thaqi si zëdhënës i tyre në rrjedhën e Konferencës, u shëndrrua në figurë vendimtare në radhët e delegacionit të shqiptarëve të Kosovës (Fischer, 2008:133). Ndërmjetësit ndërkombëtar tanimë e kishin të qartë se pa pjesëmarrjen e UÇK-së nuk mund të gjendej asnjë zgjidhje për çështjen e Kosovës (Petritsch, 2002:172). Më vonë delegacioni zgjodhi kryesinë e delegacionit me: Hashim Thaçin, Rexhep Qosjen dhe Ibrahim Rugovën. Udhëheqës të delegacionit për negociata në këtë Konferencë kryesia zgjodhi Hashim Thaçin, Kryeshef i Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Organizuesit e konfeencës do ta presin në heshtje këtë vendim (Qosja, 1999:47). U caktuan edhe detyra tjera në kuadrin e delegacionit në përputhje me detyrimet që shtronte puna dhe angazhimi në Konferencë. Përzgjedhja e njerëzve për grupet e punës u bë duke pasur parasysh aftësinë dhe emrin e secilit, për kryerjen sa më të mirë të punës dhe detyrës së caktuar. Sektorët në të cilët u profilizua delegacioni ishin: Sektori politik, ku bënin pjesë: Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani dhe Blerim Shala. Në sektorin për mbrojtje e siguri: Azem Syla, Edita Tahiri, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi e Hydajet Hyseni, Në sektorin për ekonomi: Mehmet Hajrizi, Ramë Buja, Bujar Bukoshi, Bajram Kosumi, Grupi për hartimin e platformës së përbashkët: Rexhep Qosja, Edita Tahiri, Veton Surroi, Bujar Bukoshi, Idriz Ajeti. Në grupin për informim; Ramë Buja, Dukagjin Gorani, Adnan Merovci, Skënder Hyseni (Buja, 2007: 339). Që të gjitha këto grupe punuan me përkushtimin më të lartë, për të arritur maksimumin e mundshëm, në rrugën drejt pavarësimit të Kosovës (Buja, 2007: 339).
Posted on: Thu, 10 Oct 2013 14:52:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015