Kolumne bt ne shtojcen per kulture, Koha ditore me - TopicsExpress



          

Kolumne bt ne shtojcen per kulture, Koha ditore me 13.07.13 KOSOVATIKAN Nuk kam ide si gjithmonë po gjendemi në fund të listave botërore , kur është çështja rreth asaj se sa është njeriu i lirë në Kosovë, sa është e lirë fjala, sa veprimi e sa lëvizja. Gjithmonë na paraqesin si vend me kufizime lirie , ku gjoja mund të burgosesh edhe nëse e thua të vërtetën si gazetar. Bre, sa të ngarkuar e të verbuar këta njerëz, sa që nuk mund ta vërejnë as për së afërti, ama krejt në shesh, prej ledine, që sa i përket lirisë dhe sallamadisë, Kosova duhet të jetë e para në botë. E si mund të jesh i kufizuar diku, ku nuk ka ligj? Çka s’po ndi. Fillimisht, nuk ka gjë kundërligjore , që e ke bërë në të kaluarën dhe edhe sot, e që mund të të hedhë përtej grilave. Le bre, gjë e tejkaluar! E panevojshme. Tekefundit, a nuk është Kosova e tërë, një burg i madh e i izoluar, ku populi i burgosur maltretohet çdo ditë nga gardianët sadistë? Çka kemi nevojë për grila? Pse, ku mund të ikim ne? Ndaj , qeveria jonë e lavdishme është kujtuar më së miri për popullin e vet dhe” familian”. Na e ka lehtësuar punën edhe vetit edhe neve. Pra, vjedh kah të mbërrish! S’ka dert- Amnisti! Dil vrit, plagos, shkakto aksidente- Amnisti! Përvetëso prona, përvetëso vepra- Amnisti! Mos paguaj taksa, harroji edhe ato mijëra që tashmë i ke borxh, mos paguaj rrymë, ujë e ngrohje! Amnisti dhe amnisti! Veç përbindësh me qenë njeri e mos me pa se sa të mirë e kemi qeverinë. Të butë, të pafajshme, të pagabueshme, të shenjtë. Biles, do të ishte mirë që në vend të “zotëri” tash e pas tu drejtoheshim me “Shën” dhe të mbledhnim nënshkrime për ti propozuar për shenjtërim.Edhe vendi ynë krejt pa faje, delikte, vepra penale e pastër si loti i krokodilit , mund ta ndërronte emrin në Kosovatikan. Po pra, pse jo! Miqve të huaj do tu pëlqente shumë dhe mbase e bëjnë lij( të amnistueshëm, patjetër!) që kryeministri të jetë i përjetshëm si Papa. Ndërsa të gjithë lutemi se opozita ndërkohë do ta gjejë rrugën dhe rolin e saj. Sa mirë, sa e bukur kjo, po më shkojnë mornica nga mallëngjimi. Por, çka ti bësh këti populli injorant që nuk merr vesh. Ankohet e bën zhurmë për hiç send. Ore tash edhe janë lazdruar! Sa herë u grinden fëmijët, i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, sa helbete , me ua prishë gjumin herë pas here.. Sa ishin nëpër Tv-të tona serialet spanjolle, edhe njerëzit ishin më të qetë. Hajt allahile boll mirë. I qanin dashuritë e njëpasnjëshme të Zhades e cila dashuronte filan djali, babën e tij, birin, klonin, kojshinë e karshinë dhe kështu, njerëzit e hipnotizuar masovikisht , nuk shihnin çfarë po ndodhë në Kosovë. Plus, u harxhoheshin lotët nëpër femra të Meksikës e plazhe të Rios, e nuk u mbetej gjë pos të jenë të hareshëm edhe kur dikush i vidhte brenda oborrit. Gratë e revoltuara ndaj burrave që vazhdimisht shikonin futboll, në kohën kur fillonte seriali i tyre i preferuar , në mënyrë masive blenin televizorë! Në mbrëmje, bashkëshortët, të mbyllur në dhoma të ndara, as nuk hanin, as nuk pinin,as nuk kontaktonin me njerëz, as me shtazë e as me njëri- tjetrin (nejse me njëri- tjetrin nuk kanë kontaktuar edhe më heret , por po përshtatet mirë në fjali), dhe, secili zinte vend para Tv-kutive të tyre magjike: njeri me Ronaldon, Messin, Rooney-in dhe ambientin ngjyra- ngjyra; tjetra me Bjankën, Alehandrot, Kasandrat , Rafaelat, Rosa- Salvahet me nga tri burra musteqokë, Maricuin, Marisolin e atmosferën plot lotë , zymti, dashuri të pashpresë dhe inceste familjare, të cilat paraqiten si krejt normale në botën tonë të zhvilluar orientalo-primitive. Që kishte me thanë far hoxhë i joni “mendjendritur” , aman edhe qikën e tezes merreni për grua, mjafton të mos jetë meçkë pa niqah! Kështu pra, kosovarët bëhen stoikë karshi problemeve tokësore, por qajnë e vajtojnë me brengat e filan filanes ne serial, duke shpresuar se më në fund do të dalë në selamet më këtë dashnorin e ri anipse ai eshte i martuar dhe ka tre femijë Ç’e do kur gruan , e cila në fakt është e tradhëtuar, e ka bushtër, meqë e kundërshton dashurinë e këtyre dyve . Shumë interesant. Ec e kthehu pastaj në jetë reale.Eh...ishin kohëra këto! E tash na erdhën Mehmetët, Sylejmanët, Nerminet, sulltaneshat dhe Kyzey-ët me bollëk, ama askush nuk po qan më. Nuk ka më asgjë interesant. Njerëzit u mësuan me të keqen. Bajat bre!! U bë si të thuash si puno, si vjedh- njësoj. Madje , në të parën nuk ke asnjë sigurim, as shëndetësor as të punës, ndërsa në të dytën ke amnisti. Just do it bre! Me qenë të mençëm këta të udhëheqjes dhe kuvendit, e sjellin edhe një ligj për Amnenzion kolektiv. Eh kjo do ta plotësonte krejt ato boshllëk e do t’i hiqte shumë pengesa qeverisë, të cilën thënë drejt e kemi zgjedhur vet , dora na lumtë! Pra, në atë rast jo vetëm që mund të bësh shumë gjëra ilegale për qejfi që thonë, por edhe po qe se të vjedhin, vrasin apo torturojnë çdo ditë, -ti harro! Po pra, harro, kiameti nuk u bë. Të vritet fëmija në mes të rrugës dhe dorasi ikë – Harro! Rrahet polici, mjeku, profesori, studenti - harro! Të vjedhin pronën, veturën, të rrahin se nuk ia lëshove rrugën presidentes kur shkon te frizeri - Harro, harro dhe harro! Je shkelur e nënçmuar, nuk ke më dinjitet as emër as respekt- harro dhe vetëm harro! Bile harroje që e ke harru. Kjo na duhet, amnisti dhe amnezion. Pastaj popull i dashur, nuk është se nuk ke harruar gjëra akoma më të mëdha! Sa njerëz u vranë, sa njerëz u humbën, sa premtime na u dhanë, sa nana na u shanë….hajt bre,nuk është gjë. Think positive! Do të bëhet mirë ishalla. Për cikërrima nuk e kemi kqyrë kurrë. Jemi njerëz zemërgjërë ne. Veç njëri tjetrin nuk e duam, se për të tjerët uhuuuu, japim dorë e shpirt, që thonë. E tash si për inat, sikur çdo korrik të mallkuar, idilën kosovare dalin e na prishin ca krijesa me permasa milimetrike, të cilat sikur çdo parazit i qelbur, fusin kokën në lekurëen e njeriut dhe thithin gjak deri në plasje. E kur qëllojnë të infektuara, ato bartin sëmundje dhe shkaktojnë viktima njerëzore secilin vit e më shumë. Dhe sivjet u bënë gjashtë deri tani. Por, kujdes njerëz! Vetëm gjashtë jetë janë humbur deri tash! Jo më shumë . Sukses i madh !Në krahasim me ata që po vdesin nga uria e semundjet ]do ditë. Plus, as kanë qenë deputete, as ministra, as këngetare, as manekene- drejtoresha, as prokurore, as gjykaëesa, madje as eulexovare. Vetem gjashtë njerëz tëe zakontëe, me familje tëe zakonta, njerëez te vdekshëemë, tëe gabueshëem dhe jo imunëe ndaj pickimeve te rriqrrave gjakpirese. Dhe shihni sa paradoksale: kosovari i sotëm , dmth ai i zakonti, bëhet imun ndaj urise, varferisë, hajnisë,maltretimit, rrjepjes, rrenave, dembelisë, plagjiaturës,vrasjeve.... madje behet imun edhe ndaj vet njeriut si njeri. Meqë sot jemi alergjik në njëri tjetrin. Por ja, nuk bëhet imun ndaj atyre krijesave milimetrike. Janë krejt ndryshe si specie. Kështu i thashë dhe komshiut tim plak , i cili një ditë m’ua ankua se e kishin pickuar me dhjetëra mushkaja natën. Mirë që nuk ishin rriqëra, i them, gjoja për t’a ngushëlluar disi. Por komshiu im nuk e mbështeti fare teorinë time mbi specien e rriqërave , sepse siç tha ai, ishin pikërisht ato që ngjasonin në njerëz. Dhe derisa une përpiqesha në mendjen time t’ia jap nja dy instant –diagnoza ala “dementia “, ai më shpjegon të kundërtën. Rriqërat thithin gjakun e popullit, janë të padobishme-parazitë, vijnë nga një regjion i caktuar , nuk ka kush i çfaros se shumëzohen shpejt, sëmujnë dhe vrasin pa mëshirë dhe vazhdimisht përsëriten, përsëriten….dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë për ti zhdukur. Jetojnë sepse ne i ushqejmë. Kapish ngjajshmërinë ?- më pyeti në fund. E shikova sikur ta kisha parë për herë të parë. Komshiu im i mirë nuk qenka vetëm një plak i zemëruar që zakonisht kalon kohën rradhëve të gjata për pension. Dhe atëherë truri im i ndriçuar sikur u hap.Eureka! Ndoshta kjo e shpjegon pse qeveritarët janë të kursyer nga rriqrat.Sic thoshte komshiu im, janë e njëjta specie. Ndaj, duhet formuar Partia e Rriqërave! Të vogla janë, por rriten sapo vijnë në pushtet bashkë me ligësinë që kanë. Plus ligji nuk i kap anise vrasin çdo ditë. Mrekulli. Si nuk jam kujtuar mëparë. Hallin e kam vetëm te ushqimi i tyre. Se tybe për ne vdesin urie, meqë pikë gjaku nuk na ka mbetur më. Viva Kosovatikan!
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 10:27:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015